Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen

Press Online26 Korrik 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Pas dorëzimit të dokumentit strategjik “Besa” te deputetët e Partisë Socialiste, si një shenjë reflektimi për protestën, kreu i qeverisë ka reaguar sërish për protestuesit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama iu përgjigj qëndrimeve të protestuesve, të cilët kanë deklaruar se nuk kërkojnë dialog apo negociata, por dorëheqjen e tij.

“Më vijnë në mënyra të ndryshme nëpërmjet WhatsApp-it, nga miq apo të panjohur, biseda me sorra dhe magja pas fjalimit tim për Bulevardin e Flamingos. Njëri prej tyre, të cilin e kam dëgjuar edhe me audion origjinale nga poshtë dritares së zyrës, dëshiron një koment: Ata vazhdojnë të përsërisin se nuk duan “dialog”, nuk ka “negociata”, nuk do të japin “besim”, duan vetëm dorëheqjen time! Një keqkuptim i madh. Asnjëri prej tyre nuk më ka dhënë kurrë votë, nuk kam kontratë me asnjërin prej tyre dhe as nuk më ka shkuar ndërmend të prish kontratën me 800,000 shqiptarë, midis të cilëve ka edhe shumë flamingo!”, shkruan Rama.

Kryeministri theksoi se fjalimi i tij ishte drejtuar atyre që, sipas tij, kanë votuar për qeverinë dhe jo protestuesve që kërkojnë largimin e tij.

“Fjalimi im ishte për mësimet që nxora nga flamingot dhe iu drejtua atyre, jo sorrave të zeza që mblidhen çdo natë në bulevard pasi flamingot janë larguar. Në atë fjalim, magja dhe sorrat ishin pjesë e saj, sepse ato janë ana e errët e protestës, por jo sepse ato kanë një pjesë në ato mësime ose në detyrimet e nxjerra nga ato mësime”, shkruan ai.

Ai shtoi se protestuesit kanë të drejtë të vijojnë kërkesën e tyre për dorëheqje deri në vitin 2029, duke theksuar se kjo është pjesë e lirisë dhe funksionimit të demokracisë.

“Ndaj, le të mos lodhen fare laraskat dhe korbat duke refuzuar BESIMIN, sepse BESIMI ynë nuk ka asnjë lidhje me ta, dhe le të mos ndalojnë së ardhuri poshtë dritares sime me kërkesën për dorëheqje deri në vitin 2029, nëse duan! Sepse liria është e njëjtë edhe për ta dhe demokracia funksionon njësoj për të gjithë. Ndërsa kontrata ime me shqiptarët nuk varet në asnjë pikë të vetme prej tyre, por është pronë e të gjithë atyre me të cilët e kam nënshkruar, si dhe gurthemeli i jetës demokratike.”, shkruan kryeministri./euronews/

Previous ArticleBekim Sali përkujton viktimat e tërmetit të vitit 1963: Shkupi u ngrit sërish falë solidaritetit dhe shpresës
Next Article Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Kosova më e sigurt se kurrë

Lajme të ngjashme

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Në arrati prej sulmit në Banjskë, Bosnje-Hercegovina i ndalon Milan Radoiçiç hyrjen në vend

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Analiza: A mund të marrin formë lidhjet akademike mes Kosovës dhe Kinës?

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Vetëvendosje dhe PDK arrijnë marrëveshje për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Gati 18 milionë euro në mal…

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.