Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Përshkallëzohen tensionet mes SHBA-së dhe Iranit! Teherani kërcënon me sulme ndaj infrastrukturës rajonale

Press Online22 Korrik 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë rritur sërish, pasi Teherani ka paralajmëruar se do të godasë infrastrukturën rajonale nëse Uashingtoni sulmon ura ose centrale elektrike në territorin iranian.

Reagimi vjen pas deklaratës së presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se SHBA-ja do të bombardojë objekte të tilla sa herë që Irani sulmon anije tregtare në Ngushticën e Hormuzit.

Një burim ushtarak iranian, i cituar nga agjencia Tasnim, deklaroi se vendi ka vendosmëri të plotë për të mbrojtur sovranitetin e tij dhe nuk do të lejojë që kjo rrugë strategjike detare të përdoret si kërcënim ndaj Iranit.

Sipas tij, lundrimi në Ngushticën e Hormuzit do të mbetet i sigurt vetëm për anijet që respektojnë rregullat dhe koordinohen me autoritetet iraniane.

Ai paralajmëroi se çdo sulm amerikan ndaj infrastrukturës iraniane do të pasohet me goditje ndaj objekteve energjetike dhe infrastrukturës rajonale ku Shtetet e Bashkuara kanë interesa

Paralajmërimet vijnë në një kohë kur forcat amerikane dhe iraniane vazhdojnë shkëmbimin e sulmeve, pavarësisht marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Pakistani për uljen e tensioneve.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, bëri të ditur në Kongres se lufta me Iranin i ka kushtuar deri tani SHBA-së rreth 37.5 miliardë dollarë.

Ai kërkoi miratimin urgjent të 87 miliardë dollarëve shtesë për Pentagonin, ku pjesa më e madhe do të përdoret për operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme. Seanca në Kongres u shoqërua me protesta kundër luftës, ndërsa administrata amerikane vijon të kërkojë rritje rekord të buxhetit ushtarak për vitin e ardhshëm.

Previous ArticleСкопските општини со комисии за пријавување на штетите од невремето – Градот има фонд за обесштетување
Next Article Çfarë po ndodh me këmbët e Selin, gjendja nuk duket e mirë

Lajme të ngjashme

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026 GLOBI

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI

BE refuzon projektdeklaratën e COP31, që mbyllet pa tekstin final

22 Nëntor 2026 GLOBI

CNN: Trump dhe Xi promovuan bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, tash vjen realiteti i ashpër

22 Nëntor 2026 GLOBI

Fidan: Samiti Trump-Xi-Putin jashtëzakonisht i rëndësishëm, por nuk duhet krahasuar me Jaltën

22 Nëntor 2026 GLOBI

As nafta as gazi në projektdeklaratën e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.