Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Mamdani: Po shqyrtojmë autoritetin për arrestimin e Netanyahut gjatë vizitës së tij në OKB

Press Online20 Korrik 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Kryetari i Bashkisë së New York-ut, Zohran Mamdani, ka deklaruar se administrata e tij po shqyrton nëse ka autoritet ligjor për të arrestuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, nëse ai viziton qytetin për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator.

“Besoj se kryeministri Netanyahu e ka vendin në Hagë. Ai është një kriminel lufte i akuzuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare”, tha Mamdani në një podkast të The New York Times.

Mamdani tha se është në “një bisedë aktive” me Departamentin Juridik të New York-ut për të përcaktuar nëse ka autoritetin për t’i udhëzuar Departamentit të Policisë së New Yorkut (NYPD) që të ndalojë një lider të huaj.

“Çfarëdo që ligji më lejon të bëj në New York, atë do të bëjmë, por nuk do të hartojmë ligjet tona për këtë qëllim”, tha ai.

Gjatë fushatës së tij për kryetar bashkie, Mamdani kishte deklaruar më herët se do të përpiqej të zbatojë urdhër-arrestin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare ndaj Netanyahut nëse lideri izraelit do të vizitonte New York-un.

Netanyahu e hodhi poshtë këtë mundësi në një intervistë të fundit me drejtuesin radiofonik Sid Rosenberg, duke e akuzuar Mamdanin se mbështet Hamasin.

“Mendoj se ai duhet të shikojë se kë po dënon dhe kë po lavdëron. Ai po dënon Izraelin, të vetmen demokraci që qëndron krah për krah me vlerat amerikane”, tha Netanyahu.

Mamdani ka dënuar vazhdimisht fushatën ushtarake të Izraelit në Gaza, ndërsa ka dënuar gjithashtu sulmin e Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor të vitit 2023.

Në intervistë, Mamdani kritikoi gjithashtu politikën amerikane ndaj Gazës, duke theksuar se “është e vështirë të gjendet një qasje politike më e dështuar sesa ajo që vendi ynë ka ndjekur ndaj Gazës dhe Palestinës”.

Previous ArticleУапсена директорката на водоводот во Гостивар, Артана Асани
Next Article Mbreti Charles III pranon dorëheqjen e Starmerit: I uroj sukses pasardhësit tim

Lajme të ngjashme

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026 GLOBI

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI

BE refuzon projektdeklaratën e COP31, që mbyllet pa tekstin final

22 Nëntor 2026 GLOBI

CNN: Trump dhe Xi promovuan bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, tash vjen realiteti i ashpër

22 Nëntor 2026 GLOBI

Fidan: Samiti Trump-Xi-Putin jashtëzakonisht i rëndësishëm, por nuk duhet krahasuar me Jaltën

22 Nëntor 2026 GLOBI

As nafta as gazi në projektdeklaratën e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.