Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vranë nga partnerët ose familjarët më 2025

24 Nëntor 2026

Shqipja, shtëpia që na mban bashkë

24 Nëntor 2026

Fuqia e të pafuqishmëve

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kallëzim penal ndaj një punonjësi të Universitetit të Tetovës

Press Online20 Korrik 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Drejtoria e policisë financiare ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë ndaj një punonjësi të Universitetit të Tetovës, nën dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve.

Sipas Policisë financiare i denoncuari A.Z., i punësuar si bashkëpunëtor i lartë për logjistikë dhe punë në terren, gjatë periudhës mars 2020 – shkurt 2023, dyshohet se ka përvetësuar paratë që studentët ia kishin dorëzuar për pagesa të participimit, bashkëfinancimit dhe shpenzimeve të tjera të studimeve.

Në vend që t’i depozitonte mjetet në llogarinë e universitetit përmes platformës E-pay, ai dyshohet se i ka mbajtur për vete, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme rreth 3.362.272 denarë. Për të njëjtën shumë, sipas kallëzimit penal, i është shkaktuar dëm financiar Universitetit të Tetovës.

“Për të fshehur veprën, ai dyshohet se ka përgatitur dëshmi të falsifikuara për pagesa, të cilat ua ka dorëzuar studentëve si prova se pagesat ishin kryer”, informon DPF.

Sipas hetimeve, për falsifikimin e dokumenteve ai ka përdorur të dhëna dhe kodin QR nga një dëshmi reale pagese përmes E-pay, më pas duke ndryshuar emrin e paguesit, shumën dhe datën e pagesës. Studentët, duke besuar se pagesat ishin realizuar i kanë dorëzuar këto dokumente në sistemin elektronik të universitetit dhe në shërbimin studentor.

Previous ArticleMickoski: Kryetari i Gostivarit dhe gjithë të tjerët kanë përgjegjësi morale, hetimi do ta vërteton përgjegjësinë ligjore
Next Article Zjarr i madh në Qafë Thanë, temperaturat e larta dhe era vështirësojnë ndërhyrjen

Lajme të ngjashme

Taravari: Nuk kam kundërkandidat, nëse unë largohem krijohet depresion në anëtarësinë e ASh-së

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nuk e bëri për 22 vjet, tani Ali Ahmeti i tregon Shasivarit si duhet të bëhet jurisprudenca shqip

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ahmeti letër të hapur Shasivarit: Zbatojeni Ligjin për përdorimin e gjuhëve, provimi i Jurisprudencës duhet të jepet në gjuhën shqipe

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Maqedonia e Veriut renditet e para në rajon për diversitetit mediatik

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Taravari: Shumë keq që dje Rama dhe Kurti nuk ishin bashkë në shënimin e 22 Nëntorit

24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Taravari: ASh-ja e bëri LEN-in VLEN, BDI-në e çoi në opozitë, ndërsa sot ndryshimi është shndërruar në zhgënjim

24 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

OKB: Rreth 47 mijë gra dhe vajza u vranë nga partnerët ose familjarët më 2025

Press Online24 Nëntor 2026 KOSOVË

Rreth 47 mijë gra dhe vajza në mbarë botën u vranë nga…

Shqipja, shtëpia që na mban bashkë

Press Online24 Nëntor 2026 OPINIONE

Ndoshta ka diçka simbolike në faktin që dëshmia e parë e shkruar…

Fuqia e të pafuqishmëve

Press Online24 Nëntor 2026 OPINIONE

Shkruan: Ditmir Bushati Javës që shkoi isha i ftuar si folës në…

Taravari: Nuk kam kundërkandidat, nëse unë largohem krijohet depresion në anëtarësinë e ASh-së

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari aktual i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari nuk e mohon se…

„Diamant“: Bileta gërvishtëse që ofron mundësi për fitime deri në 300.000 denarë

Press Online24 Nëntor 2026 EKONOMI

Dyfishoni fatin me simbolin e diamantit dhe fitoni deri në 10 çmime…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.