Dyfishoni fatin me simbolin e diamantit dhe fitoni deri në 10 çmime me një biletë të vetme!
Bileta gërvishtëse „Diamant“ e Lotarisë Shtetërore sjell një mundësi emocionuese për të gjithë ata që dëshirojnë të provojnë fatin dhe të kenë mundësinë të fitojnë çmime të vlefshme në para. Me rregulla të thjeshta dhe një fond të pasur shpërblimesh, kjo biletë ofron emocion dhe mundësi për fitime të shumta.
Në fondin e çmimeve veçohen 10 çmime prej nga 300.000 denarë, 20 çmime prej nga 100.000 denarë dhe 20 çmime prej nga 50.000 denarë, krahas shumë çmimeve të tjera në vlera të ndryshme.
Rregullat e lojës janë të thjeshta: për të fituar, në fushën „Loja“ duhet të zbulohet simboli i unazës. Nëse ky simbol shfaqet, lojtari fiton shumën e shënuar në të njëjtin rresht në fushën „Fitimi“. Çdo unazë e zbuluar sjell një mundësi për të fituar një çmim.
Një element i veçantë i biletës „Diamant“ është simboli i diamantit, i cili mund ta bëjë fitimin edhe më të madh. Nëse ky simbol zbulohet në fushën „Loja“, shuma e fitimit të shënuar në të njëjtin rresht dyfishohet.
Për më tepër, me një biletë të vetme „Diamant“ mund të fitohen deri në 10 çmime, duke u dhënë lojtarëve mundësinë të zbulojnë disa fitime në të njëjtën biletë.
Me çmime që arrijnë deri në 300.000 denarë, mundësinë e dyfishimit të fitimit dhe rregulla të lehta për t’u kuptuar, „Diamant“ vjen si një tjetër ofertë e Lotarisë Shtetërore për adhuruesit e biletave gërvishtëse.
Informacione më të hollësishme për biletën gërvishtëse „Diamant“, mënyrën e lojës dhe fondin e çmimeve mund të gjeni në faqen zyrtare të Lotarisë Shtetërore: www.loto.mk/GrebGreb.
Lojërat e fatit nuk janë të destinuara për personat nën moshën 18 vjeç. Luani me përgjegjësi.



