Zjarr i madh në Qafë Thanë, temperaturat e larta dhe era vështirësojnë ndërhyrjen

featured
Press Online
20 Korrik 2026, 13:21

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer në zonën e Qafë Thanës, duke përfshirë një sipërfaqe me bimësi të ulët dhe të mesme.

Siç shkruan abcnewsal, temperaturat e larta dhe era e fortë kanë ndihmuar në përhapjen e shpejtë të flakëve, duke e vështirësuar punën e ekipeve për shuarjen e zjarrit, transmeton Klankosova.tv.

Në vendngjarje ndodhen zjarrfikësit e Pogradecit, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në zona të tjera.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter