Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

21 Nëntor 2026

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

20 Nëntor 2026

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

20 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kosova kërkon qasje të barabartë në fondet klimatike në OKB, prezanton planin për pesë diga të reja

Press Online18 Korrik 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Për herë të parë, Republika e Kosovës ka marrë pjesë në diskutimet për zhvillimin e qëndrueshëm në kuadër të Forumit Politik të Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara (HLPF 2026), ku theksoi nevojën për qasje të barabartë në financimin global për klimën dhe mjedisin.

Sipas një njoftimi të Qeverisë së Kosovës, ministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, deklaroi se qasja në fondet ndërkombëtare klimatike nuk duhet të kushtëzohet nga statusi politik i Kosovës në OKB, duke bërë thirrje për trajtim të barabartë në mekanizmat globalë të financimit.

Në fjalimin e saj, Pacolli theksoi se ndryshimet klimatike dhe sfidat në menaxhimin e burimeve ujore kërkojnë veprim të përbashkët ndërkombëtar. Ajo prezantoi edhe planin strategjik të Kosovës për ndërtimin e pesë digave të reja, të cilat synojnë forcimin e sigurisë së ujit dhe rritjen e rezistencës ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike.

Sipas njoftimit, Kosova vlerësoi se arritja e Objektivit të Zhvillimit të Qëndrueshëm për ujin (SDG 6) nuk është e mundur pa partneritet të mirëfilltë global dhe pa përfshirjen e barabartë të të gjitha vendeve në instrumentet e financimit ndërkombëtar.

Kjo ishte paraqitja e parë e Kosovës në HLPF, forum që shërben si platforma kryesore e OKB-së për shqyrtimin e progresit në zbatimin e Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Previous ArticleOriola Marashi ndez rrjetin, shfaqet me fustan të zi transparent
Next Article Vitamina B17: Zbulimi më i madh në historinë e kancerit

Lajme të ngjashme

Nga Kadareja te festat e Nëntorit, Shqipëria dhe Kosova me kalendar të përbashkët kulturor

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kosova nis rrënime të reja në Ujman, Serbia kundërshton

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Lista Studentore synon të rishqyrtojë marrëveshjet me Kosovën, BE thotë se Serbia duhet t’i zbatojë

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Kuvendi i Kosovës miraton në parim buxhetin prej 4.27 miliardë eurosh për vitin 2027

20 Nëntor 2026 KOSOVË

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Nga dhjetori kamerat e sistemit „Safe City“ do të dënojnë edhe parkimin dhe ndalimin e parregullt

Press Online21 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“…

Sejdiu: Problemi nuk janë anëtarët e BDI-së, por një udhëheqësi që nuk po e kupton se koha e saj ka kaluar

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Zhelinës nga radhët e VLEN-it, Blerim Sejdiu, ka…

Dimovski: Nuk do të ketë zgjedhje, koalicioni qeveritar është stabil

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Do të ishte gabim i madh nëse vendoset të shkohet në zgjedhje…

Mexhiti: Çairi bëhet pikë takimi e studentëve shqiptarë përmes Universiadës Mbarëkombëtare “Çair 2026”

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Në palestrën sportive “Shaban Tërstena” në Çair, sot nisi Universiada Mbarëkombëtare “Çair…

Sulejmani dhe ambasadori i Kosovës, Qehaja, në manifestimin për Ditën e Alfabetit Shqip në Butel: Gjuha shqipe është një nga vlerat më të çmuara të identitetit tonë

Press Online20 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, së bashku me Ambasadorin e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.