Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Tregjet aziatike në rënie për shkak të shqetësimeve mbi investimet në IA-në

23 Nëntor 2026

Ndalohet 31-vjeçari nga Tetova, ishte i dënuar me një vit burg

23 Nëntor 2026

Sulejmani reagon ndaj BDI-së për bursat: Rezultatet ende nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa tjera pritet të publikohen

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Messi zbulon planin e Pickford: “E kishte studiuar çdo penallti…”

Press Online17 Korrik 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Pas fitores dramatike ndaj Anglisë dhe sigurimit të finales së Botërorit 2026, Argjentina u përball me një surprizë të veçantë jashtë fushës. Në qendër të vëmendjes përfundoi shishja e ujit e portierit anglez Jordan Pickford, e cila mbante të ngjitur një letër me të dhëna për gjuajtësit argjentinas të penalltive. Zbulimi u bë nga Marcelo “Daddy” D’Andrea, masazhatori i njohur i kombëtares argjentinase. Teksa lojtarët e “Albicelestes” festonin kualifikimin, ai gjeti shishen e lënë në fushë nga Pickford dhe ia dorëzoi menjëherë Lionel Messit dhe pjesëtarëve të tjerë të skuadrës.

Pamjet e publikuara nga TyC Sports u bënë menjëherë virale. Messi mori fletën dhe nisi ta lexonte me kujdes, duke u përpjekur të kuptonte shënimet e përgatitura nga stafi anglez. Pas disa sekondash, kapiteni argjentinas nuk e fshehu buzëqeshjen. Në letër ishin shënuar emrat e lojtarëve që mund të ekzekutonin penallti, si Messi, Lautaro Martínez, Julián Álvarez dhe Nicolás González, së bashku me informacionet për anët ku preferonin të godisnin.

“Janë të gjithë këtu”, u dëgjua të thoshte Nicolás González, ndërsa Messi pyeti për kuptimin e shënimeve. “Shkruhet se ku duhet ta çosh topin”, i shpjeguan shokët e skuadrës. “Pra, i ka studiuar penalltitë”, reagoi Messi me një buzëqeshje. Shishja përmbante analizat e stafit të Anglisë mbi zakonet e gjuajtësve argjentinas, një praktikë e zakonshme në nivelet më të larta të futbollit, ku portierët përgatiten me detaje për çdo skenar të mundshëm.

Përgatitësi atletik i Argjentinës, Luis Martín, e shtoi edhe më shumë humorin e situatës duke publikuar foton e shishes në rrjetet sociale me një mesazh thumbues: “Më vjen keq, nuk kishim të njëjtin plan, mik”. Megjithatë, shënimet e Pickford nuk patën mundësinë të provoheshin, pasi gjysmëfinalja nuk shkoi te penalltitë. Anglia kaloi në avantazh me Gordon, por Argjentina përmbysi gjithçka në minutat e fundit. Enzo Fernández barazoi në minutën e 85-të, ndërsa Lautaro Martínez vulosi fitoren 2-1 pas një aksioni të krijuar nga Lionel Messi.

Pickford kishte zhvilluar një paraqitje të shkëlqyer, duke shpëtuar disa herë Anglinë, por në fund ishte Argjentina ajo që siguroi finalen. Pas përfundimit të ndeshjes, pavarësisht rivalitetit dhe tensionit në fushë, Messi tregoi edhe një herë sportivitetin e tij, duke përshëndetur si Harry Kane ashtu edhe Jordan Pickford.

Previous ArticleDuhani mund të shkaktojë dëmtime të pakthyeshme në sy!
Next Article Prokuroria heton cilësinë e ujit në Gostivar

Lajme të ngjashme

E konfirmojnë statistikat: Kylian Mbappe po dështon kur Real Madridi po vuan

23 Nëntor 2026 SPORT

Vetëm dy lojtarë e kanë bërë më parë, Florian Wirtz hyn në histori pas spektaklit ndaj Unitedit

23 Nëntor 2026 SPORT

Interi refuzon ofertat e dy gjigantëve anglezë për yllin e skuadrës

23 Nëntor 2026 SPORT

Eksperti i transferimeve flet për kalimin e mundshëm të Alexander-Arnold te Bayerni

23 Nëntor 2026 SPORT

As Gary Neville s’ka më shpresë: Man Unitedi mund të bie në Championship

23 Nëntor 2026 SPORT

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në Ski Alpine në Austri

23 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Tregjet aziatike në rënie për shkak të shqetësimeve mbi investimet në IA-në

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Tregjet financiare në Azinë Lindore, shënuan rënie sot, pas humbjeve të mëdha…

Ndalohet 31-vjeçari nga Tetova, ishte i dënuar me një vit burg

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

MPB njofton se ka arrestuar një 31-vjeçar nga Tetova, i cili ishte…

Sulejmani reagon ndaj BDI-së për bursat: Rezultatet ende nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa tjera pritet të publikohen

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani nga VLEN, ka reaguar ndaj…

BDI: Nga 817 bursa të ndara, vetëm 80 nxënës shqiptarë

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave për nxënës për vitin shkollor…

Bie numri i familjeve që marrin ndihmë sociale në Kosovë

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Numri i familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale në Kosovë…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.