Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

ISHT obligon kompanitë e kredive të shpejta t’ua kthejnë qytetarëve mbi 140 milionë denarë

26 Nëntor 2026

Leigh-Anne Pinnock rrëfen hapur vështirësitë pas lindjes së djalit

26 Nëntor 2026

29 vjet nga dalja publike e UÇK, Kuvendi i Kosovës nderon luftëtarët e lirisë, Haxhiu kërkon lirimin e ish-krerëve

26 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Ndjekja penale ndaj Latasit është vjetërsuar, prokurori hoqi dorë nga akuzat për rastin “Total”

Press Online16 Korrik 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Lidhur me rastin e formuar nga ish-Prokuroria Speciale Publike dhe të marrë përsipër nga Prokuroria Themelore Publike-Shkup, e njohur si “Total”, Gjykata Penale njofton opinionin se më 27 maj të këtij viti, është nxjerrë aktgjykim me të cilin është rrëzuar aktakuza, pasi Prokurori Publik kompetent është tërhequr nga Aktakuza në tërësi.

“Në procedurën specifike, e cila zhvillohet në këtë gjykatë që nga tetori i vitit 2017, gazetari Dragan Pavloviq-Latas si person fizik dhe tre persona juridikë nga Shkupi akuzohen për veprën penale të “Shmangie Tatimore”.

Rasti është nisur nga fillimi disa herë për shkak të ndryshimit të juridiksionit të prokurorit publik dhe marrjes së rastit nga një prokurori në tjetrën, kështu që në seancën e fundit, Prokurori Publik kompetent, në fjalën e tij përfundimtare, hoqi dorë nga ndjekja e mëtejshme penale e të akuzuarve. Gjegjësisht, prokurori, duke i marrë parasysh pretendimet në raportin dhe mendimin e ekspertit, së pari bëri ndryshime në aktakuzë, pas së cilës konstatoi se për dy nga personat juridikë të akuzuar në procedurë, nuk janë përmbushur elementët që përbëjnë përshkrimin ligjor të veprës penale të denoncuar “Shmangie Tatimore”, ndërsa për një person juridik dhe të akuzuarin Latas, ndërkohë kishte ardhur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.

Për shkak të gjithë kësaj, gjykata veproi në përputhje me dispozitat ligjore dhe e mori vendimin e lartpërmendur.
Vendimi i datës 25.06.2026 është përfundimtar, ndërsa vendimet mbi shpenzimet e palëve janë përgatitur tashmë, dhe sapo të anonimizohet, do të publikohet në faqen e internetit të gjykatës”, njoftoi Gjykata Penale.

Rasti “Total” ka të bëjë me shmangien e taksave nga Latas si pronar dhe menaxher i kompanive të shërbimeve të marketingut dhe konsulencës “Total” DOOEL Shkup, “Mediamax” dhe “Total Media Centar” DOOEL Shkup.

Previous ArticleTë burgosurit për një javë do të angazhohen në pastrimin e rrugëve magjistrale dhe rajonale
Next Article Raste të reja të sëmundjes së lisë tek delet dhe dhitë, nuk ka rrezik për njerëzit

Lajme të ngjashme

ISHT obligon kompanitë e kredive të shpejta t’ua kthejnë qytetarëve mbi 140 milionë denarë

26 Nëntor 2026 EKONOMI

Durmishi: Qytetarëve do t’u kthehen deri në 200 milionë denarë nga shoqëritë financiare

26 Nëntor 2026 EKONOMI

Andonovski: Maqedonia ka përfunduar dialogun teknik mbi “Roaming si në shtëpi”

26 Nëntor 2026 MAQEDONI

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

26 Nëntor 2026 EKONOMI

BE rikonfirmon perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor

26 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Toshkovski: Femicidi nuk është statistikë, është dhimbje me emër e mbiemër

26 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

ISHT obligon kompanitë e kredive të shpejta t’ua kthejnë qytetarëve mbi 140 milionë denarë

Press Online26 Nëntor 2026 EKONOMI

Pas përpunimit të plotë të dokumentacionit nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, janë…

Leigh-Anne Pinnock rrëfen hapur vështirësitë pas lindjes së djalit

Press Online26 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Këngëtarja britanike Leigh-Anne Pinnock ka ndarë me ndjekësit përvojën e saj pas…

29 vjet nga dalja publike e UÇK, Kuvendi i Kosovës nderon luftëtarët e lirisë, Haxhiu kërkon lirimin e ish-krerëve

Press Online26 Nëntor 2026 KOSOVË

Varrimi i mësuesit Halit Geci i vrarë nga forcat serbe në Llaushë…

Kina reagon ndaj tarifave të reja amerikane

Press Online26 Nëntor 2026 GLOBI

Kina paralajmëroi sot se mund të ndërmarrë “masat e nevojshme” pas njoftimit…

Komisionerja Kos vlerëson përparimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë drejt BE-së

Press Online26 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Marta Kos, vlerësoi përparimin e Shqipërisë…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.