Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Manxhuka: Serbia nuk është distancuar nga politika e Millosheviqit

Press Online15 Korrik 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Zëdhënësi i qeverisë në detyrë, Arlind Manxhuka, ka reaguar pas deklaratës së fundit të një ministreje serbe, duke thënë se Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e ish-presidentit Sllobodan Millosheviq.

Sipas Manxhukës, fakti që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka qenë ministër në qeverinë e Millosheviqit dhe deklarimet e tij ndaj Republikës së Kosovës dëshmojnë vazhdimësinë e së njëjtës qasje politike.

Ai tha se deklarata e ministres serbe, e cila u shpreh se po të ishte në pozitën e Millosheviqit do ta spastronte etnikisht Kosovën, është në përputhje me këtë frymë.

“Millosheviqi bëri spastrim etnik në Kosovë, ndërsa për pothuajse 27 vite elitat në Serbi kanë vazhduar të njëjtën mendësi, të përshtatur me rrethanat e reja”, deklaroi Manxhuka.

Ai përmendi edhe deklarimin e fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, i cili, sipas tij, tha se Milan Radojçiq “nuk është kriminel”, ndonëse e cilësoi atë si prijës të sulmit terrorist të shtatorit 2023 në veri të Kosovës. Po ashtu, Manxhuka akuzoi shtetin serb se në Luginën e Preshevës po zbaton “spastrim etnik administrativ” ndaj shqiptarëve.

Në fund, zëdhënësi i qeverisë në detyrë u bëri thirrje faktorëve ndërkombëtarë që ta kenë parasysh këtë retorikë në raportet me Serbinë.

“Ne jemi shumë të vetëdijshëm se me kë kemi të bëjmë. Është mirë që të gjithë, përveçse ta dënojnë këtë gjuhë, ta kenë në mendje kur flasin me Serbinë për integrim, reforma dhe fonde, si dhe ta kuptojnë se këto nuk janë thjesht deklarime, por aspirata nga të cilat shteti zyrtar i Serbisë nuk ka hequr dorë”, ka deklaruar Manxhuka.

Previous ArticleNisin ndryshimet ligjore për vendosjen e sistemeve inteligjente transportuese në Maqedoni
Next Article Britania dhe BE nënshkruajnë traktatin historik për Gjibraltarin

Lajme të ngjashme

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Në arrati prej sulmit në Banjskë, Bosnje-Hercegovina i ndalon Milan Radoiçiç hyrjen në vend

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Analiza: A mund të marrin formë lidhjet akademike mes Kosovës dhe Kinës?

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Vetëvendosje dhe PDK arrijnë marrëveshje për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Gati 18 milionë euro në mal…

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.