Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

F1/ Lëklerk ndryshon historinë dhe i përgjigjet kritikave: Nuk u bëra pilot i keq brenda natës!

Press Online10 Korrik 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

I njëjti presion që kishte shoqëruar Luis Hamiltonin gjatë sezonit të tij të parë me ngjyrat e kuqe, tashmë ishte zhvendosur në anën tjetër të bokseve të skuderisë Ferrari. Fillimi i sezonit për Sharl Lëklerkun kishte ngritur shumë pikëpyetje rreth formës së pilotit nga Monako.

Edhe pse Lëklerk ka pasur gjithmonë mbështetjen e Ferrarit, një skuadër që ka treguar përmirësim gradual gjatë pjesës së parë të sezonit të Formulës 1, kjo nuk i shmangu kritikat për rezultatet që ishin shumë larg pritshmërive të vendosura nga ekipi i Maranelos. Deri të dielën e kaluar në Çmimi e Madh të Britanisë, kur historia ndryshoi. Për disa momente dukej se do të ishte Luis Hamilton ai që do t’u dhuronte tifozëve të Ferrarit një tjetër gëzim në garën e shtëpisë. Por, Lëklerk arriti ta mposhtë shokun e skuadrës në kualifikuese të shtunën dhe më pas vulosi gjithçka në momentin më të rëndësishëm të fundjavës, në garë. Piloti monegask mori kryesimin pas një nisjeje të dobët nga Andrea Kimi Antoneli, i cili kishte startuar nga “pole position”.

Në një skenar normal, Lëklerk do të duhej të mbronte pozicionin ndaj italianit në xhirot e fundit, por një problem teknik në makinën Mercedes i hapi rrugën fitores së parë të vitit për pilotin e Ferrarit. “Më në fund!”, shpërtheu ai i lehtësuar përmes radios sapo kaloi vijën e finishit. “Kjo fitore më bën veçanërisht të lumtur. Do të doja që fundi të ishte më normal (duke iu referuar përfundimit pas makinës së sigurisë), por puna e palodhur dha rezultat. Kohët e këqija nuk zgjasin përgjithmonë”, kjo ishte përgjigjja e parë e një piloti që nuk kishte fituar një garë që prej asaj në SHBA në vitin 2024. Edhe pse mungesa e fitoreve nuk nënkuptonte mungesë podiumesh, Lëklerk ishte ngjitur në podium këtë sezon në Australi dhe Japoni, por mungesa e vendit të parë kishte kthyer presionin ndaj tij. Vetë piloti pranoi se kohët e fundit kishte ndjerë “shumë negativitet rreth vetes”.

“Krijohen narrativa dhe nuk është kurrë një ambient i lehtë për të punuar. Por fakti që mbajta kokën ulur dhe vazhdova të punoja shumë, më solli këtë rezultat. Jam shumë krenar për të gjithë ekipin që më ka shtyrë përpara dhe më ka ndihmuar të rikthej ndjesinë e duhur me makinën”, u shpreh Lëklerk, duke iu referuar Ferrarit, ekipit që ka qenë gjithmonë zgjedhja e tij kryesore. “Përpiqem të mos e kontrolloj telefonin dhe të përqendrohem te gjërat që kanë rëndësi, duke pasur një pamje të qartë të situatës. Në këtë sport thuhen shumë gjëra dhe kalon nga hero në fajtor, ose nga fajtor në hero, brenda pak ditësh. Detyra ime ishte të injoroja atë zhurmë. E di që nuk u shndërrova në një pilot të keq brenda natës”, shtoi ai. Me këtë fitore, Lëklerk arriti të zbehë kritikat që e kishin shoqëruar, por nuk pretendon se problemet janë zhdukur.

 

Previous ArticleMolliqaj-opozitës: Refuzojeni Kurtin ose ndërrojeni emrin
Next Article Abdixhiku: Nuk është deponuar asnjë nënshkrim për shkarkimin tim, nuk e mendoj dorëheqjen

Lajme të ngjashme

Ukaj dhe Hasanaj rrëmbejnë medalje të bronzta në Selanik

22 Nëntor 2026 SPORT

Qëndron, largohet apo pensionohet? Shtatë pyetje rreth të ardhmes së Xherdan Shaqirit

22 Nëntor 2026 SPORT

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – të gjithë po pyesin pse nuk u ndëshkua me karton të kuq

22 Nëntor 2026 SPORT

Përplasen dy pilotët e Ferrarit në Las Vegas, Hamilton shpërthen ndaj Leclercut

22 Nëntor 2026 SPORT

Courtois e vazhdon kontratën me Real Madridin edhe për dy sezone

20 Nëntor 2026 SPORT

Mourinho flet për të ardhmen e Endrickut mes zërave për largim

20 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.