Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Tregjet aziatike në rënie për shkak të shqetësimeve mbi investimet në IA-në

23 Nëntor 2026

Ndalohet 31-vjeçari nga Tetova, ishte i dënuar me një vit burg

23 Nëntor 2026

Sulejmani reagon ndaj BDI-së për bursat: Rezultatet ende nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa tjera pritet të publikohen

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

TURI I FRANCËS/ Koij triumfon në sprint, Traen mban fanellën e verdhë!

Press Online9 Korrik 2026 SPORT
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Olav Koij fitoi etapën e pestë të Turit të Francës 2026. Çiklisti holandez i skuadrës Decathlon triumfoi në sprintin final pas 158 kilometrash të përshkuara nga Lannemezan në Pau, duke mposhtur me diferencë minimale Maks Kanter (Astana) dhe Tim Merlier (Quick-Step).

Ishte një nga etapat me më pak vështirësi malore të këtij edicioni të Turit, me vetëm 1600 metra ngjitje të akumuluara, e menduar kryesisht për sprinterët dhe jo për pretendentët e renditjes së përgjithshme. Kjo e fundit mbetet e pandryshuar, pasi fanella e verdhë vazhdon të mbahet nga norvegjezi Torstein Traen i skuadrës Uno-X Mobility.

Që etapa e pestë do të ishte një ditë tranzicioni nuk ishte befasi dhe skenari i parashikuar u konfirmua edhe në vijën e finishit në Pau. Megjithatë, gara dhuroi një fitues të denjë, pasi Koij, një prej sprinterëve të favorizuar para nisjes së etapës, realizoi një shpërthim të shkëlqyer në kilometrat e fundit. Holandezi la pas Max Kanter të Astanas dhe Tim Merlier të Quick-Step në një sprint final ku konfigurimi i kilometrit të fundit nuk u përshtatej shumë disa prej favoritëve të tjerë.

Jasper Filipsen përfundoi i pesti, por pa qenë asnjëherë realisht në garë për fitoren, ndërsa Mads Pedersen, fituesi i etapës së katërt, nuk arriti të përsëriste suksesin e mëparshëm. Duhet theksuar edhe puna e madhe e Baptist Veistrofer nga Lotto-Intermarche, i cili qëndroi në arrati i vetëm për 144 kilometrat e para, duke udhëhequr thuajse 90 për qind të etapës, përpara se të kapej në momentin vendimtar të garës.

LEXO EDHE: F1/ Lëklerk ndryshon historinë dhe i përgjigjet kritikave: Nuk u bëra pilot i keq brenda natës!

Në etapa të tilla është e pashmangshme të flitet për një renditje të ngrirë dhe pikërisht kështu ndodhi: nuk ndryshoi as lideri, me Torstein Traen që ruan vendi e parë, dhe as diferencat mes pretendentëve kryesorë. Tadej Pogaçar dhe Jonas Vingegard vazhdojnë të jenë së bashku me një disavantazh prej 7 minutash e 53 sekondash. Turi do të vazhdojë sërish nga Pau, ku etapa e gjashtë do të çojë pelotonin drejt GavarnieGedre. Do të jetë një provë malore e fortë, me një distancë gare prej 186,2 kilometrash.

LEXO EDHE: ‘Old Trafford’ i ri, Manchester Utd prezanton vendin ku do të ndërtohet impianti prej 100 mijë vendesh!

Previous ArticleAbdixhiku i thotë po takimit me Kurtin
Next Article Kryesia Qendrore e LDK-së rreshtohet pas Abdixhikut, i jep mbështetje të plotë

Lajme të ngjashme

E konfirmojnë statistikat: Kylian Mbappe po dështon kur Real Madridi po vuan

23 Nëntor 2026 SPORT

Vetëm dy lojtarë e kanë bërë më parë, Florian Wirtz hyn në histori pas spektaklit ndaj Unitedit

23 Nëntor 2026 SPORT

Interi refuzon ofertat e dy gjigantëve anglezë për yllin e skuadrës

23 Nëntor 2026 SPORT

Eksperti i transferimeve flet për kalimin e mundshëm të Alexander-Arnold te Bayerni

23 Nëntor 2026 SPORT

As Gary Neville s’ka më shpresë: Man Unitedi mund të bie në Championship

23 Nëntor 2026 SPORT

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në Ski Alpine në Austri

23 Nëntor 2026 SPORT
Lajmet e fundit

Tregjet aziatike në rënie për shkak të shqetësimeve mbi investimet në IA-në

Press Online23 Nëntor 2026 GLOBI

Tregjet financiare në Azinë Lindore, shënuan rënie sot, pas humbjeve të mëdha…

Ndalohet 31-vjeçari nga Tetova, ishte i dënuar me një vit burg

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

MPB njofton se ka arrestuar një 31-vjeçar nga Tetova, i cili ishte…

Sulejmani reagon ndaj BDI-së për bursat: Rezultatet ende nuk janë përfundimtare, 2.470 bursa tjera pritet të publikohen

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani nga VLEN, ka reaguar ndaj…

BDI: Nga 817 bursa të ndara, vetëm 80 nxënës shqiptarë

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rezultatet e konkursit për ndarjen e bursave për nxënës për vitin shkollor…

Bie numri i familjeve që marrin ndihmë sociale në Kosovë

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Numri i familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale në Kosovë…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.