Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

25 Nëntor 2026

VLEN: Një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e tutje edhe në gjuhën shqipe

25 Nëntor 2026

Kryetari Limani priti në takim zyrtar ambasadorin e Turqisë, Alper Aktash

25 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Ngritet aktakuzë kundër tre personave për falimientimin e bankës “Eurostandard” në Shkup

Press Online8 Korrik 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen Penale të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit kundër tre personave të cilët akuzohen për kryerjen e nga një vepre penale “Shkaktimi i Falimentimit të Bankës”, si dhe aktakuzë kundër një personi për vepër penale “Punë e Pakujdesshme në Shërbim”, njfoftojnë nga Prokruroia Publike.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri i parë si Kryetar i Bordit të Drejtorëve dhe anëtar i Bordit të Kreditit, i pandehuri i dytë si Kryetar i Bordit të Kreditit dhe i pandehuri i tretë si Kryetar i Komitetit të Menaxhimit të Riskut dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve, në periudhën nga viti 2013 deri në gjysmën e dytë të vitit 2019, kanë vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Bankat dhe aktet e brendshme të bankës. Duke miratuar kredi për persona juridikë të besueshëm dhe të lidhur me ta, pa analiza dhe kolateral të duhur, duke fshehur gjendjen reale financiare dhe rreziqet, si dhe duke raportuar pasaktë në Bankën Popullore, ata kontribuan në një përkeqësim të ndjeshëm të gjendjes financiare të Eurostandard Bank SHA Shkup. Me veprime të tilla, ata kontribuan në falimentimin e bankës dhe dëmin e kreditorëve në shumën prej 1.662.417.664 denarësh.

Sipas aktakuzës, i pandehuri i katërt, në cilësinë e Kryetarit të Bordit Mbikëqyrës të Eurostandard Bank SHA Shkup, në periudhën nga viti 2013 deri në vitin 2019, duke ushtruar në mënyrë neglizhente kompetencat e tij dhe duke mos ushtruar mbikëqyrjen e duhur, ka vepruar në kundërshtim me detyrimet e përcaktuara në Ligjin Bankar.

Duke vepruar kështu, ai ka mundësuar miratimin e kredive me probleme, marrjen e rreziqeve të tepërta të kredisë, prezantimin e pasaktë të gjendjes financiare të bankës dhe mosrespektimin e procedurave ligjore dhe të brendshme të kreditimit, duke kontribuar kështu në krijimin e një insolvence të dukshme, zvogëlimin e fondeve të veta të bankës dhe falimentimin e saj me forcën e ligjit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Previous ArticleNATO publikon raportin: Shqipëria kalon pragun 2% të shpenzimeve për mbrojtjen
Next Article Kos: Ndryshimet kushtetuese mbeten kusht për avancimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së

Lajme të ngjashme

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

VLEN: Një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e tutje edhe në gjuhën shqipe

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari Limani priti në takim zyrtar ambasadorin e Turqisë, Alper Aktash

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bozhinovska: Po punojmë për pavarësi energjetike, Shkupi synon të bëhet nyje rajonale

25 Nëntor 2026 EKONOMI

MF: Mbikëqyrje e jashtëzakonshme mbi punën e shoqërive financiare, ndalesë 30 ditore për dhënien e kredive nga dy shoqëri financiare

25 Nëntor 2026 EKONOMI

Mickoski: Shqipëria dhe Mali i Zi nuk janë përpara nesh, rruga e tyre drejt BE-së i ngjan një autobusi të lëkundur

25 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME
Lajmet e fundit

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gjykata e Apelit sot ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga Ziadin…

VLEN: Një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e tutje edhe në gjuhën shqipe

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

VLEN njoftoi sot se një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e…

Kryetari Limani priti në takim zyrtar ambasadorin e Turqisë, Alper Aktash

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, priti sot në takim zyrtar…

Durmishi nga Tirana: Ballkani Perëndimor duhet të jetë partner konkurrues industrial i Bashkimit Evropian

Press Online25 Nëntor 2026 EKONOMI

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi merr pjesë sot në Tiranë…

Bozhinovska: Po punojmë për pavarësi energjetike, Shkupi synon të bëhet nyje rajonale

Press Online25 Nëntor 2026 EKONOMI

Maqedonia është më ndryshe se sa para dy vjetëve. Krijojmë zgjidhje që…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.