Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

25 Nëntor 2026

VLEN: Një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e tutje edhe në gjuhën shqipe

25 Nëntor 2026

Kryetari Limani priti në takim zyrtar ambasadorin e Turqisë, Alper Aktash

25 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kos: Ndryshimet kushtetuese mbeten kusht për avancimin e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së

Press Online8 Korrik 2026 EUROINTEGRIME
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ekzistojnë mundësi serioze që deri në vitin 2028 një tjetër vend nga Ballkani Perëndimor të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Maqedonia e Veriut ka vendin e saj, por miratimi i ndryshimeve kushtetuese mbetet ende kusht i domosdoshëm për hapin e ardhshëm në procesin e anëtarësimit, deklaroi sot komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Hristijan Mickoski.

“Reformat, të cilat do të kontribuojnë në një ekonomi më të zhvilluar dhe në një standard më të mirë jetese për të gjithë qytetarët, janë në thelb të procesit të anëtarësimit. Po shënohet përparim inkurajues dhe duam të përshëndesim angazhimin e shtuar të Qeverisë në zbatimin e reformave. Por, miratimi i ndryshimeve kushtetuese mbetet hapi i domosdoshëm për fillimin formal të negociatave të anëtarësimit. E inkurajoj Qeverinë që të nisë procesin i cili do të çojë në miratimin e ndryshimeve kushtetuese”, theksoi komisionerja Kos, përcjell PressOnline.al

Ajo përsëriti se Bashkimi Evropian funksionon mbi bazën e besimit, ndërsa në pyetjen e gazetarëve se si të ndërtohet besimi me një shtet anëtar që nuk e njeh gjuhën dhe identitetin maqedonas, Kos u përgjigj:

“Besimi është i rëndësishëm, por si do ta ndërtojmë besimin? Nuk ka receta për këtë. Unë nuk jam ajo që mund t’ju jap këshilla se si të ndërtoni besim me fqinjët tuaj. Por ajo që di është se sa më shumë besim të keni, aq më lehtë do të përparoni në procesin e anëtarësimit. Mund ta ndërtojmë besimin, jo vetëm me fjalë të mira, por edhe me vepra të mira, duke shmangur veprimet dhe fjalët që rrisin tensionet, duke respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe duke zgjidhur mosmarrëveshjet në mënyrë paqësore”.

Komisionerja evropiane theksoi se qytetarët dhe kompanitë tashmë po i ndjejnë përfitimet nga afrimi me Bashkimin Evropian, duke përmendur negociatat për heqjen e roamingut, mundësitë e reja përmes programit “Erasmus Plus”, lidhjen me iniciativat evropiane për inteligjencën artificiale, qasjen në programet evropiane për shëndetësi dhe forcimin e sigurisë kibernetike. Ajo shtoi se anëtarësimi i plotë do të sjellë edhe më shumë përfitime.

Kos theksoi se nevojitet një konsensus i përbashkët ndërpartiak për Kodin Zgjedhor.

“Për një konsensus të përbashkët ndërpartiak, në mënyrë që të kemi 100 përqind sukses, dhe shpresoj se kjo do të ndodhë. Kur kjo të ndodhë, do të jetë në interes të shtetit, sepse negociatat e anëtarësimit do të ecin përpara. Agjenda e reformave dhe ajo që po bëni në Planin e Rritjes, nga njëra anë, dhe procesi i anëtarësimit, nga ana tjetër, në një pjesë do të bashkohen. Maqedonia e Veriut atëherë mund t’u bashkohet shumë më shpejt vendeve të përparuara”, tha Kos.

Kryeministri Hristijan Mickoski tha se pret që integrimi evropian të mbetet një proces i bazuar në kritere të qarta, në vlera dhe në përmbushjen e obligimeve reformuese, e jo një proces i ngarkuar me çështje dypalëshe që krijojnë pasiguri dhe frustrim te qytetarët maqedonas.

Ai vlerësoi se vizita e sotme e Kos është një mundësi për një bisedë të hapur, të sinqertë dhe thelbësore për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, për reformat që vendi po zbaton dhe për nevojën që, sipas tij, zgjerimi të mbetet në përputhje me parimet e BE-së – besimin, parashikueshmërinë, trajtimin e barabartë dhe respektimin e dinjitetit të çdo shteti kandidat.

“Besoj se bisedimet e sotme do të kontribuojnë në një mirëkuptim më të mirë të ndërsjellë dhe në forcimin e mëtejshëm të partneritetit me BE-në, të bazuar në besim, respekt dhe përgjegjësi të përbashkët për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit”, deklaroi kryeministri.

Kujtojmë se Maqedonia e Veriut mbetet e ngujuar në rrugëtimin drejt BE-së, shkaku i kontestit me Bullgarinë fqinje. RMV duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë. Ndryshimi kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime. Qeveria aktuale në Shkup ka deklaruar se nuk do t’i bëjë këto ndryshime.

Me kusht të ndryshimi të Kushtetutës, Maqedonia e Veriut më 19 korrik të vitit 2022 i filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022. Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.

Previous ArticleNgritet aktakuzë kundër tre personave për falimientimin e bankës “Eurostandard” në Shkup
Next Article Andonovski: Maqedonia nënshkruan memorandum bashkëpunimi për Qendrën e Inovacionit Digjital

Lajme të ngjashme

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

VLEN: Një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e tutje edhe në gjuhën shqipe

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari Limani priti në takim zyrtar ambasadorin e Turqisë, Alper Aktash

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Durmishi nga Tirana: Ballkani Perëndimor duhet të jetë partner konkurrues industrial i Bashkimit Evropian

25 Nëntor 2026 EKONOMI

Bozhinovska: Po punojmë për pavarësi energjetike, Shkupi synon të bëhet nyje rajonale

25 Nëntor 2026 EKONOMI

MF: Mbikëqyrje e jashtëzakonshme mbi punën e shoqërive financiare, ndalesë 30 ditore për dhënien e kredive nga dy shoqëri financiare

25 Nëntor 2026 EKONOMI
Lajmet e fundit

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gjykata e Apelit sot ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga Ziadin…

VLEN: Një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e tutje edhe në gjuhën shqipe

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

VLEN njoftoi sot se një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e…

Kryetari Limani priti në takim zyrtar ambasadorin e Turqisë, Alper Aktash

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, priti sot në takim zyrtar…

Durmishi nga Tirana: Ballkani Perëndimor duhet të jetë partner konkurrues industrial i Bashkimit Evropian

Press Online25 Nëntor 2026 EKONOMI

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi merr pjesë sot në Tiranë…

Bozhinovska: Po punojmë për pavarësi energjetike, Shkupi synon të bëhet nyje rajonale

Press Online25 Nëntor 2026 EKONOMI

Maqedonia është më ndryshe se sa para dy vjetëve. Krijojmë zgjidhje që…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.