Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

22 Nëntor 2026

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

22 Nëntor 2026

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do mbahet në Shqipëri, Aleanca e gatshme të luaj rol për paqe

Press Online8 Korrik 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Prej ditës së djeshme, Ankaraja ka hapur dyert për samitin e NATO-s ku ka pritur liderët e 32 vendeve anëtare të Aleancës më të madhe ushtarake. Në deklaratën e përbashkët të vendeve të Aleancës në përfundim të samitit, konfirmohet se në qendër të diskutimeve ishin situata në Ukrainë dhe paketa e ndihmës prej 70 miliardë eurosh që aleatët evropianë e formalizuan në Ankara për të siguruar mbështetje për Kievin për dy vitet e ardhshme. Aktualisht po mbahet konferenca përmbyllëse e samitit.

Trump tha se SHBA do të ndërpresë çdo marrëdhënie tregtare me Spanjën duke e cilësuar si vend armiqësor.

Lexo edhe :

Related Posts

“Spanja është një aleat i tmerrshëm, nuk dua të kem marrëdhënie me ta, lidhjet tregtare kanë mbaruar, ata janë një rast i pashpresë: ka disa vende të tjera, por Spanja është veçanërisht armiqësore”, tha Trump.

Ndërsa Mark Rutte konfirmoi se samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri, por mbetet ende për t’u përcaktuar koha.

“Samiti tjetër do të mbahet në Shqipëri, ky ishte vendimi i Hagës. Samiti do të mbahet në Shqipëri, por do të na duhet të vendosim për kohën”, tha Rutte.

Rutte u pyet për deklaratat e presidentit Trump dhe nëse NATO s’mund të vijojë pa SHBA-të. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës u përgjigj se ka gjithnjë debate, por pavarësisht tyre, NATO ruan unitetin.

“Njerëzit debatojnë në maksimumin e fuqisë dhe jo s’më shqetëson, sepse në fund këto debate e bëjnë Aleancën më të fortë. E di që Trump dhe SHBA janë të përkushtuar ndaj NATO-s, por është faktor irritues që europianët nuk po paguajnë. Trump është përpjekur t’i bindë që të paguajnë dhe të kemi rezultate. Edhe pse kemi kërcënimin rus, ky është një inkurajim i madh. E ndiej këtë unitet dhe kjo aleancë është më e bashkuar se kurrë sepse i lejojmë vetes të mos jemi dakord”, tha Rutte.

Lidhur me Iranin dhe kërcënimin e armëve bërthamore, nuk u përjashtua mundësia e ndërhyrjes së NATO-s.

“Është strategjia e NATO-s dhe aleatëve që të mos shtërë në dorë kapacitete bërthamore. S’do të thotë që NATO nuk do të përfshihet. NATO është gjithmonë e gatshme të luajë rol për paqen. Do të shohim cc’do të ndodhë në ditët dhe javët në vazhdim”, tha Rutte.

Previous ArticleHaxhiu: Pas certifikimit të rezultateve, Kuvendi do të thirret brenda afatit kushtetues
Next Article Influencerja Charli D’Amelio: Shëndeti im mendor është përkeqësuar

Lajme të ngjashme

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

22 Nëntor 2026 GLOBI

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI

BE refuzon projektdeklaratën e COP31, që mbyllet pa tekstin final

22 Nëntor 2026 GLOBI

CNN: Trump dhe Xi promovuan bashkëpunimin në fushën e inteligjencës artificiale, tash vjen realiteti i ashpër

22 Nëntor 2026 GLOBI

Fidan: Samiti Trump-Xi-Putin jashtëzakonisht i rëndësishëm, por nuk duhet krahasuar me Jaltën

22 Nëntor 2026 GLOBI

As nafta as gazi në projektdeklaratën e COP31

22 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Rreth 12 mijë fëmijë në Maqedoni të ekspozuar ndaj abuzimit dhe shfrytëzimit seksual në internet

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rreth 12 mijë fëmijë të moshës 12–17 vjeç në Maqedoni janë ekspozuar…

Serwer: Ballkani nuk është në radarin e Washingtonit

Press Online22 Nëntor 2026 KOSOVË

Profesori amerikan Daniel Serwer ka thënë se Ballkani nuk është në fokusin…

Theresa May i kërkon kryeministrit Burnham ta pranojë Brexit-in

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Ish-kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Andy Burnhamit që të…

Rama në Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir: Këtu u vendos si do t’i shkruanin njëri-tjetrit shqiptarët

Press Online22 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Shtëpinë-Muze të Alfabetit Shqip në Manastir, në…

Guterres: Thellësisht i zhgënjyer për dështimin e COP31

Press Online22 Nëntor 2026 GLOBI

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres, u shpreh thellësisht…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.