Më 05.07.2026, në periudhën nga ora 17:00 deri në 23:00, Njësia Mobile për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë Sektorit për Punë të Trafikut dhe Departamentit për Siguri Trafiku dhe Eskortë, ka realizuar një kontroll aksionar në territorin e qytetit të Strumicës, me qëllim ndëshkimin e drejtuesve të mopedeve, motoçikletave, katërçikleve dhe trotinetëve elektrikë që nuk respektojnë rregullat dhe dispozitat e qarkullimit rrugor.
Gjatë kontrollit janë shqiptuar gjithsej 70 masa për kundërvajtje dhe vepra penale. Prej tyre: një masë për drejtues trotineti, pesë masa për regjistrim të skaduar të motoçikletave, 31 masa për drejtim të motoçikletës pa helmetë mbrojtëse, tre masa për drejtim me kategori të papërshtatshme, tre masa për targa të parregullta dhe shkelje të tjera.
Janë zbuluar edhe gjashtë vepra penale, ku është përfshirë edhe një i mitur, të cilët janë privuar nga liria për veprën penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik”. Gjithashtu është konfiskuar një motoçikletë për shkak të regjistrimit të skaduar mbi gjashtë muaj, në bazë të nenit 344 të Ligjit për Sigurinë në Trafikun Rrugor.
Për të gjithë shkelësit janë përgatitur parashtresa përkatëse. Autoritetet njoftojnë se kontrollet do të vazhdojnë edhe në periudhën në vijim dhe apelojnë që të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’i respektojnë rregullat, pasi vetëm me sjellje të përgjegjshme mund të kontribuohet në rrugë më të sigurta.





