Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë, duke vlerësuar rolin e tyre si simbol i lirisë dhe aleat i ngushtë i Kosovës.
Ai theksoi se, ndërsa Shtetet e Bashkuara festojnë 250-vjetorin e pavarësisë, nderohet një komb, përkushtimi i palëkundur i të cilit ndaj lirisë ka frymëzuar mbarë botën.
“Kosova qëndron krenare krah mikut dhe aleatit të saj më të ngushtë. Gëzuar 4 Korrikun!”, ka shkruar Maqedonci.






