Vazhdojnë përplasjet politike rreth propozim-Kodit të ri Zgjedhor, ku VMRO-DPMNE në pushtet dhe opozita, LSDM dhe Levica, vazhdojnë të akuzojnë njëra-tjetrën për bllokada dhe manipulime, përcjell PressOnline.al
Nga VMRO-DPMNE thonë se LSDM-ja dhe Levica, me mbi 10 mijë amendamente, po e pengojnë reformën dhe po kundërshtojnë vendosjen e votimit elektronik për diasporën. Sipas tyre, opozita po përpiqet t’ua vështirësojë mërgimtarëve ushtrimin e së drejtës së votës dhe të bllokojë miratimin e një sistemi zgjedhor modern dhe të drejtë.
Nga ana tjetër, LSDM i hedh poshtë këto akuza dhe thekson se diaspora edhe tani e gëzon të drejtën e votës sipas rregullave që janë në fuqi. (PressOnline.al)






