Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Kurti: Këtë javë nis hartimi i ligjit për Specialen, presim ekspertët për ta përmbyllur

23 Nëntor 2026

Janevska: Premtimin për rritjen e pagave të mësimdhënësve do ta realizojmë në mars

23 Nëntor 2026

Gardiani i burgut në Strumicë është kapur duke shitur drogë gjatë orarit të punës

23 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

350 mijë euro në mur, ekspertiza zbulon ADN-në e gjykatësit në Maqedoni

Press Online3 Korrik 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Gjurmë biologjike të gjyqtarit të Apelit, Gjoko Ristov, janë gjetur në mbështjellëset prej letre alumini ku ishin fshehur 350 mijë euro, u tha gjatë seancës së fundit gjyqësore nga ekspertët e Ministrisë së Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

Ristov akuzohet për fshehje pasurie dhe pastrim parash. Paratë ishin zbuluar të fshehura brenda murit të kuzhinës në shtëpinë e prindërve të tij në Negotinë. Sipas Prokurorisë, bëhet fjalë për 600 kartëmonedha me prerje prej 500 dhe 200 eurosh.

Ekspertët sqaruan para gjykatës se nga 13 mostra të marra për analizë, vetëm dy rezultuan të përshtatshme për ekzaminim. ADN-ja u krahasua me mostrat e Gjoko Ristovit dhe të prindërve të tij. Rezultatet, sipas ekspertizës, tregojnë se gjurmët biologjike i përkasin Ristovit dhe një personi tjetër ende të paidentifikuar, i cili nuk ka lidhje familjare me të.

Prokurorja Iskra Haxhi Vasileva deklaroi se ekspertiza mbështet plotësisht versionin e Prokurorisë dhe se analiza e ADN-së është kryer sipas standardeve përkatëse.

Në anën tjetër, mbrojtja e kundërshtoi vlefshmërinë e provave. Avokati Zvonko Davidoviq argumentoi se mbështjellëset prej alumini nuk janë ruajtur sipas procedurave dhe se ekspertiza nuk është kryer mbi vetë kartëmonedhat. Ai ngriti dyshime edhe për faktin se provat biologjike janë analizuar rreth 80 ditë pasi paratë ishin dorëzuar në Agjencinë për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar.

Prokurorja i hodhi poshtë këto pretendime, duke i cilësuar si përpjekje për zvarritjen e procedurës. Sipas saj, gjurmët biologjike të identifikuara mbeten të vlefshme dhe lidhen me të akuzuarin, pavarësisht pretendimeve të mbrojtjes.

Seanca e radhës është caktuar për 14 korrik, kur pritet të dëshmojë edhe një ekspert tjetër i MPB-së, ndërsa Prokuroria do të vazhdojë me paraqitjen e provave.

Previous ArticlePolicia bastis pronat e të plagosurve në Podujevë, sekuestron armë dhe mbi 200 fishekë
Next Article Përplasje politike për Kodin Zgjedhor

Lajme të ngjashme

Janevska: Premtimin për rritjen e pagave të mësimdhënësve do ta realizojmë në mars

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gardiani i burgut në Strumicë është kapur duke shitur drogë gjatë orarit të punës

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Minçevi: Administrata shtetërore do të riorganizohet me ligj të ri, nevojitet shumicë prej dy të tretash

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Andonovski: Maqedonia ka përparuar në vendin e 16-të në Indeksin e KB-së për e-Qeveri për vitin 2026

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Pesë vite nga tragjedia e madhe e autobusit “Besa Trans”

23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gerapetritis: Maqedonia e Veriut ka bërë tashmë përparim të konsiderueshëm në disa fusha

23 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME
Lajmet e fundit

Kurti: Këtë javë nis hartimi i ligjit për Specialen, presim ekspertët për ta përmbyllur

Press Online23 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ndau sot me detaje rreth hartimit Sptë…

Janevska: Premtimin për rritjen e pagave të mësimdhënësve do ta realizojmë në mars

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Përfshirja e rritjes së pagave të mësmidhënësve është parashikuar në buxhet. Ata…

Gardiani i burgut në Strumicë është kapur duke shitur drogë gjatë orarit të punës

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

SPB Strumicë, në Prokurorinë Themelore Publike Strumicë, ka paraqitur kallëzim penal kundër…

Minçevi: Administrata shtetërore do të riorganizohet me ligj të ri, nevojitet shumicë prej dy të tretash

Press Online23 Nëntor 2026 MAQEDONI

Administrata shtetërore nuk mund të jetë një grumbull zgjidhjesh individuale të veçanta,…

Pathyeshmëria e Ramës, një mit komforti për opozitën e parinovuar

Press Online23 Nëntor 2026 OPINIONE

Nga Preç Zogaj Çfarë nuk ka provuar Partia Demokratike, forca më e…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.