Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i paqëndrueshëm.
Sipas njoftimit të IHMK-së, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh teksa në zona të izoluara nuk përjashtohet mundësia e breshrit dhe erërave të përkohshme më të fuqishme, njofton Dukagjini.
Temperaturat minimale parashihet të sillen mes 15 deri në 18 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale mes 30 dhe 34 gradë Celsius.







