Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se VMRO-DPMNE ka pranuar kërkesat e së Majtës për financim shtetëror të partive dhe se janë të gatshëm të pranojnë dy nga kërkesat e LSDM-së për Kodin Zgjedhor, por se nuk tërhiqen nga votimi elektronik që propozojnë të fillojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Mickoski tha se e Majta po ndjek një politikë të paparimshme dhe, megjithëse morën pjesë në grupin punues për Kodin Zgjedhor, refuzuan ta nënshkruajnë atë.
“Jo se ne si Qeveri nuk arritëm të krijojmë konsensus. Përkundrazi, bëmë gjithçka që ishte në mundësinë tonë për të krijuar konsensus dhe ai u arrit gjatë fundjavës. Për këtë nuk kemi asnjë dilemë. Por, ajo që është më e rëndësishme është se të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR-it u përfshinë në kuadër të reformës që po bënimnë kuadër të Kodit Zgjedhor. Ajo që e mbushi kupën ishte përpjekja e partisë politike E Majta për të bërë kalkulime politike për të miliontën herë në skenën politike maqedonase, ndërsa më pas, si zakonisht, LSDM-ja ndoqi shembullin e tyre dhe u përpoq, përmes filibustering-ut, pra përmes obstruksioneve ndaj miratimit të Kodit Zgjedhor, ta bllokojë atë. Në ditën kur duhej të nënshkruhej propozimi dhe t’u dorëzohej deputetëve, qëndrimi i asaj partie ishte se nuk do ta nënshkruanin, se nuk do ta bojkotonin, le ta miratonin partitë e tjera politike, por ata nuk do ta nënshkruanin. Atëherë, natyrshëm, u ngrit dilema: prisni pak, kemi negociuar për disa muaj, ekzistojnë procesverbale dhe dokumente autentike nga këto negociata, propozimet tuaja janë pranuar, propozime të tjera po ashtu janë pranuar, janë përfshirë në tekst dhe kanë përfunduar”, theksoi Mickoski.
“Gjithçka për të cilën ata në skenë publike nuk e thonë të vërtetën, sa i përket financimit të fushatës zgjedhore gjatë zgjedhjeve, u pranua ashtu siç e kërkuan. Gjithçka që kërkuan u pranua. Asgjë nuk ishte në kundërshtim. Në fund, nuk mund të sillemi sikur nuk jemi nga këtu dhe para opinionit të shtiremi se për këtë janë dakorduar partitë e tjera. Ne jemi të veçantë, nuk do ta bojkotojmë, por do të rrimë mënjanë. Kjo është politikisht jokorrekte, nuk është morale, nuk është etike dhe, në fund të ditës, nuk është as e civilizuar”, theksoi Mickoski.
Dy nga kërkesat e LSDM-së për mënyrën e votimit (të mos rrumbullakohet numri, por emri) dhe në pjesën ankesës post-zgjedhore nga vëzhguesit dhe përfaqësuesit e autorizuar të partive politike janë të pranueshme për VMRO-DPMNE-në. Mickoski tha se do të pranonin amendamente për to nëse LSDM do t’i paraqiste. Vija e kuqe e VMRO-DPMNE-së, tha ai, është votimi elektronik nga diaspora.
K”ërkesa jonë e vetme është që nga zgjedhjet e ardhshme presidenciale diasporës t’i mundësohet të votojë në mënyrë elektronike. Jo nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare, por nga zgjedhjet e ardhshme presidenciale, sepse zgjedhja e presidentit lidhet me census dhe, së dyti, na kushton shumë kur dërgojmë përfaqësues nga Maqedonia në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore në mbarë botën për të shërbyer si komisione zgjedhore. Qëllimi ynë ishte t’i ulim këto shpenzime dhe t’i mundësojmë diasporës të votojë në mënyrë elektronike në një epokë të inteligjencës artificiale, në një kohë kur tashmë ekzistojnë dhjetëra shembuj të tillë në vendet demokratike anembanë botës. Ne vlerësojmë se diaspora, e cila kontribuon me remitanca për shtetin, e meriton që kjo të vlejë dhe të implementohet në të ardhmen”, deklaroi Mickoski.
Duke folur për veprimet e së Majtës, ai tha se ata nuk do ta tolerojnë më politikën e tyre të paprinciptë. “Nëse mendojnë se kjo reformë duhet të dështojë – në rregull. Ne nuk do ta miratojmë. Nga dhjetë që duhet të zbatojmë në periudhën e pritjes, nëntë do të zbatohen. Ne do të ndjekim Kodin e vjetër Zgjedhor. Nëse mendojnë se është më mirë për ta dhe për shtetin, në rregull. Por ne duhet të mësojmë kulturën politike, nëse bie dakord për diçka dhe nëse ke arritur një marrëveshje, atëherë duhet ta mbrosh atë – tha Mickoski.







