Partia Demokratike Turke i bashkohet koalicionit qeveritar

featured
Press Online
30 Qershor 2026, 21:47

Në këtë përbërje të Qeverisë, Kryeministri tha në intervistë për emisionin “Direktnë “në TV Telma se nuk do të ketë nënkryetar të Qeverisë përgjegjës për sundimin e ligjit dhe se ato detyra do të kryhen nga një sekretar nga Kabineti i tij.

Në seancën e sonte të Komitetit Ekzekutiv, Mickoski tha gjithashtu se do t’i informojë anëtarët se po zhvillohen negociata me Partinë Demokratike Turke që të jetë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe të ketë një deputet në Kuvend. Ai konfirmoi se shumica qeveritare do të rritet në kurriz të koalicionit të udhëhequr nga BDI.

“Pres që këto bisedime të përfundojnë me sukses. Po diskutojmë për një periudhë më të gjatë që do të përfundonte me zgjedhjet lokale në vitin 2029-tha Mickoski.

Në fazën e parë, siç tha ai, do të ketë tetë ndërrime në varësi të përfundimit të negociatave me PDT-në. “Kështu që do të kemi shtesë një anëtar brenda koalicionit qeveritar – tha Kryeministri.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter