Në mbrëmje pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, zyrtarisht do të shpallet ristrukturimi i Qeverisë.
Tashmë është bërë e ditur se VLEN do të udhëheq me tre ministri të reja, atë të Drejtësisë, Kulturës dhe Ministrinë për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, ndërkohë që ka hequr dorë nga Ministria e Shëndetësisë, nga Puna dhe Politika Sociale, ndërkohë që nuk do ta ketë zëvendëskryeministrin për Qeverisje të Mirë.
Në ndërkohë, ministër i Drejtësisë është nominuar Jeton Shasivari, në Kulturë – ministër do të jetë Sedat Sulejmani, aktualisht zëvendësministër në Kulturë, ndërkohë që Agon Ferati do të udhëheq Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike.
Azir Aliu mbetet pa post ministror, ndërkohë që të njëjtin fat e ka edhe Fatmir Limani. Megjithatë, në VLEN kanë nis pakënaqësitë, pasi vetëm Shkupi dhe Tetova do të kenë poste ministrore, ndërkohë që degët tjera të VLEN-it kanë mbetur jashtë kulaçit qeverisës.







