Ribalanci i Buxhetit për vitin 2026 është i orientuar drejt realizimit të investimeve kapitale, përmbushjes së marrëveshjeve kolektive dhe mbështetjes së politikave zhvillimore, theksoi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, në podkastin “Ku janë paratë”. Ajo theksoi se Ministria e Financave kujdeset për nevojat reale të qytetarëve, e jo vetëm për shifrat e thata, përcjell PressOnline.al.
“Investimet kapitale nuk janë shpenzim, por investim në zhvillimin e ardhshëm dhe në standardin jetësor. Vendimi për rritjen e shpenzimeve kapitale është rezultat i përkushtimit dhe efikasitetit të shtuar të ministrave në realizimin e projekteve gjatë muajve të fundit”, tha ajo.
Në pjesën e të hyrave, ministrja theksoi se arkëtimi i tatimeve po ecën shumë mirë dhe në përputhje me planin, me rritje të veçantë te TVSH-ja, gjë që i demanton pretendimet se Buxheti po përballet me probleme.
E pyetur për borxhin publik, Dimitrieska-Koçoska tha se tregjet ndërkombëtare kanë besim të madh në ekonominë maqedonase, gjë që u dëshmua edhe me emetimin e suksesshëm të euroobligacionit me marzhin historikisht më të ulët deri më tani. (PressOnline.al)


