Lotaria Shtetërore e Maqedonisë, Casinos Austria, përmes iniciativës „Luaj me përgjegjësi“, në mënyrë të vazhdueshme i avancon aktivitetet e orientuara drejt parandalimit, ndërhyrjes së hershme dhe mbështetjes psikosociale për personat që përballen me lojërat problematike të fatit.
Si pjesë e këtij përkushtimi, „Luaj me përgjegjësi“ funksionon përmes një rrjeti këshillimorësh në Shkup, Kumanovë, Prilep dhe Radovish, duke siguruar kështu mbështetje profesionale për qytetarët dhe familjet e tyre. Këshillimorja në Radovish filloi të funksionojë në prill të këtij viti, duke zgjeruar më tej rrjetin dhe shtrirjen e kësaj iniciative.
Projekti „Luaj me përgjegjësi“ realizohet që nga viti 2019, me një qëllim të qartë: parandalimin në kohë, këshillimin, mbështetjen dhe rehabilitimin e personave të prekur nga lojërat problematike.
Për Lotarinë Shtetërore të Maqedonisë, Casinos Austria, organizimi i përgjegjshëm i lojërave të fatit nuk është vetëm një parim, por një përkushtim afatgjatë dhe pjesë integrale e përgjegjësisë korporative të kompanisë. Prandaj, ne investojmë vazhdimisht në edukim, programe parandaluese, këshillim dhe mekanizma mbështetës, me fokus të veçantë në identifikimin dhe reduktimin e rreziqeve që lidhen me lojërat problematike.
Me zgjerimin e rrjetit të këshillimoreve në të gjithë Maqedoninë, DVLM konfirmon pozicionin e saj udhëheqës në fushën e lojërave të përgjegjshme dhe përcjell një mesazh të qartë: përgjegjësia është pjesë e mënyrës se si kompania ushtron veprimtarinë e saj, në mënyrë të vazhdueshme, sistematike dhe me kujdes ndaj komunitetit.
LUAJ ME PËRGJEGJËSI. INFORMOHU. KËRKO MBËSHTETJE.



