IFJ reagon për gjobat e KPM-së: Sanksionet ndaj mediave kritike janë formë e censurës

featured
Press Online
22 Qershor 2026, 14:15

Presidentja e Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ), Zuliana Lainez, ka shprehur mbështetjen e saj për gazetarët dhe mediat në Kosovë që janë përballur me gjoba nga Komisioni i Pavarur i Mediave.

Në një deklaratë publike, Lainez theksoi se në një demokraci nuk mund të ketë censurë ndaj mediave kritike dhe se liria e shtypit duhet të mbrohet në çdo rrethanë.

“Dua të rikonfirmoj e mbështetjes së Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve për gazetarët në Kosovë dhe për organizatën tonë anëtare. Për ne, asnjë lloj rregullimi nuk duhet të cenojë rendin juridik ndërkombëtar, respektimin e lirisë së mediave së shtypit dhe vendosjen e sanksioneve ekonomike ndaj mediave që janë kritike, sepse kjo është një formë censure. Demokracia ka nevojë për gazetari të lirë”, ka thënë Lanez.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter