Kryeministri Hristijan Mickoski vlerësoi se bisedimet fillestare brenda koalicionit për rikonstruimin e Qeverisë janë konstruktive dhe njoftoi se ato do të vazhdojnë këtë javë, ndërsa pret që të përfundojnë gjatë fundjavës.
“Në bisedimet fillestare mbizotëron një atmosferë konstruktive. Gjatë kësaj jave do të kemi përsëri takime, pres që ato të jenë përfundimtare, ndërsa gjatë fundjavës e gjithë kjo do të formalizohet me emra dhe specifika të tjera”, theksoi Mickoski.
Ai shtoi se brenda bisedimeve është diskutuar edhe mundësia e ndryshimit të resoreve.







