Raportohet i zhdukur një burrë në Novobërdë

featured
Press Online
19 Qershor 2026, 10:56

Një rast i personit të zhdukur është raportuar në fshatin Makresh i Epërm të Novobërdës.

Sipas informacioneve policore, më 18 qershor, një grua kosovare ka njoftuar se fqinji i saj, është larguar nga shtëpia në periudhën 16–18 qershor dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa autoritetet kanë nisur veprimet për lokalizimin e tij.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter