Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

24 Nëntor 2026

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

24 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Marrëveshja SHBA-Iran: Çfarë parashikon pakti 14-pikësh që synon t’i japë fund konfliktit?

Press Online18 Qershor 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit për zgjatjen e armëpushimit ka hyrë tashmë në fuqi, konfirmoi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë për BBC.

Presidenti amerikan, Donald Trump nënshkroi zyrtarisht dokumentin gjatë samitit të G7-tës, në Evian të Francës.

Marrëveshja me 14 pika, e njohur si Memorandum Mirëkuptimi (MoU), parashikon që Irani të mos zotërojë kurrë armë bërthamore dhe krijimin e një fondi prej 300 miliardë dollarësh për rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Administrata Trump e ka cilësuar marrëveshjen si të bazuar në performancë, që do të thotë se përfitimet për Teheranin, do të varen nga respektimi i detyrimeve të marra.

1. Fundi i konfliktit në të gjitha frontet
SHBA-ja, Irani dhe aleatët e tyre angazhohen për ndërprerjen e menjëhershme dhe të përhershme të operacioneve ushtarake, përfshirë në Liban.

2. Respektimi i sovranitetit
Të dy vendet zotohen të respektojnë sovranitetin, integritetin territorial dhe të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të njëri-tjetrit.

3. Afat 60-ditor për marrëveshjen finale
Palët synojnë të arrijnë një marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditësh, me mundësi zgjatjeje me pëlqim të ndërsjellë.

4. Heqja e bllokadës amerikane
SHBA-ja do të nisë heqjen e bllokadës detare dhe pengesave ndaj porteve iraniane.

5. Tërheqja e forcave amerikane
Brenda 30 ditëve nga marrëveshja finale, forcat amerikane do të tërhiqen nga zonat pranë Iranit.

6. Rihapja e Ngushticës së Hormuzit
Irani do të garantojë kalimin e sigurt dhe pa pagesë të anijeve tregtare në ngushticë.

7. Bashkëpunim rajonal për Hormuzin
Irani do të punojë me Omanin dhe vendet e Gjirit për një mekanizëm afatgjatë menaxhimi të ngushticës.

8. Fondi 300 miliardë dollarësh për rindërtim
Do të hartohet një plan investimesh me vlerë të paktën 300 miliardë dollarë për zhvillimin ekonomik të Iranit.

9. Heqja e sanksioneve
SHBA-ja angazhohet të heqë sanksionet ekonomike ndaj Iranit sipas një kalendari që do të dakordësohet më vonë.

10. Ndalimi i armëve bërthamore
Irani pranon të mos prodhojë apo sigurojë armë bërthamore.

11. Menaxhimi i uraniumit të pasuruar
Palët do të bien dakord për trajtimin e rezervave ekzistuese të uraniumit të pasuruar nën mbikëqyrjen ndërkombëtare.

12. Ruajtja e status quo-së gjatë negociatave
SHBA-ja nuk do të vendosë sanksione të reja dhe do të lehtësojë eksportet iraniane derisa të arrihet marrëveshja finale.

13. Zhbllokimi i fondeve të ngrira iraniane
Fondet e ngrira ose të kufizuara të Iranit do të vihen gradualisht në dispozicion.

14. Mekanizmi i monitorimit dhe miratimi nga OKB-ja

Do të krijohet një sistem mbikëqyrjeje për zbatimin e marrëveshjes, ndërsa pakti final do të miratohet përmes një rezolute detyruese të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Previous ArticleBastisje në kafiteri në Prizren mbi dyshime për narkotikë, sekuestrohet një pistoletë
Next Article Marrëveshja SHBA-Iran e nënshkruar nga Trump! Çfarë përfiton Teherani, ku bëri lëshime Uashingtoni dhe cilat janë sfidat për Izraelin

Lajme të ngjashme

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026 GLOBI

Zbulimi tronditës nga ditari i Papa Françeskut: E pashë djallin tri herë, kishte sy kërcënues dhe flakë zjarri

24 Nëntor 2026 GLOBI

”Financial Times”: Hegseth bllokon dërgimin e 60 raketave “Patriot” për Ukrainën

24 Nëntor 2026 GLOBI

Wadephul: Trump nuk duhet të ndërhyjë në vendimet e kompanive private

24 Nëntor 2026 GLOBI

Trump kërkon përshpejtimin e ekzekutimeve në rastet e dënimit me vdekje

24 Nëntor 2026 GLOBI

Zelensky: Anëtarësimi i Ukrainës në NATO më i mirë se garancitë e sigurisë

23 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni pi duhan, 17% e të miturve janë të varur nga duhani

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Çdo i dyti i rritur në Maqedoni është duhanpirës, ndërsa shqetësues është…

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

Press Online24 Nëntor 2026 GLOBI

Komisioni Evropian ka paralajmëruar vendet e eurozonës për kostot e larta të…

Mickoski – Varnes: Fokusi te partneriteti strategjik Maqedoni e Veriut – SHBA

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski u takua sot me Nicole Varnes, ambasadore…

Shasivari i përgjigjet Ahmetit: BDI-ja nuk ka monopol as mbi Marrëveshjen e Ohrit, as mbi gjuhën shqipe

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari i është përgjigjur letrës së hapur të…

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Press Online24 Nëntor 2026 MAQEDONI

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri. Qeveria ka miratuar…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.