“GuruWalk”: Shkupi mes 10 destinacioneve më të mira në botë për udhëtime solo

featured
Press Online
18 Qershor 2026, 10:17

Kryeqyteti ynë, Shkupi, është renditur mes dhjetë qyteteve më të mira në botë për udhëtarët solo, sipas hulumtimit më të fundit të platformës GuruWalk, informon PressOnline.al

Renditja është bërë bazuar në rezervimet për ture falas në këmbë gjatë 12 muajve të fundit, ku është analizuar përqindja e turistëve që kanë udhëtuar vetëm në 150 destinacione turistike të njohura në mbarë botën.

Në krye të listës ndodhet Toronto në Kanada, ku më shumë se gjysma e turistëve – 50,5% – i kanë rezervuar turet si udhëtarë solo. Pas tij renditen Santa Ana në El Salvador dhe Sao Paulo në Brazil, ndërsa në pesëshen e parë janë edhe Taipei dhe Kuala Lumpur.

Shkupi zuri vendin e tetë në listën botërore, duke u bërë një nga qytetet më tërheqëse për udhëtime individuale. Krahas kryeqytetit maqedonas, në mesin e dhjetë më të mirëve u rendit edhe Beogradi, i cili e përmbyll listën e destinacioneve më të dëshiruara për udhëtarët solo.

Ky vlerësim paraqet edhe një konfirmim tjetër se Shkupi po bëhet gjithnjë e më tërheqës për turistët që dëshirojnë të eksplorojnë vetë destinacione të reja, kultura dhe histori lokale.(PressOnline.al)

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter