Një grua ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku që kishte ndodhur në fshatin Jabllanicë të Pejës.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti kishte ndodhur më 15 qershor 2026, ku ishin përfshirë dy vetura. Si pasojë e përplasjes, tre persona kishin pësuar lëndime dhe ishin dërguar për trajtim mjekësor.
Viktima e cila po trajtohej në Spitalin e Pejës, ka ndërruar jetë më 17 qershor 2026 për shkak të plagëve të marra.
Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kompetent dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML), ndërsa rrethanat e aksidentit po hetohen nga autoritetet.







