Krasniqi: Gjuha ofenduese ndaj UÇK-së vjen nga tabori i LVV-së, jo prej subjekteve tjera

featured
Press Online
17 Qershor 2026, 21:15

Dardan Krasniqi nga AAK-ja ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po përdor gjuhë fyese ndaj vlerave të luftës së UÇK-së dhe figurave të saj.

Në Debat Plus, Krasniqi deklaroi se deri në vitin 2019 nuk kishte pasur ofendime ndaj Rifat Jashari, ndërsa sipas tij, sulmet ndaj UÇK-së dhe vlerave të luftës kanë ardhur nga vetëm nga njerëz të LVV-së.

“Deri në 2019 nuk të është fyer asnjëherë në asnjë rrethanë Rifat Jashari. Gjuha ofenduese ndaj vlerave të luftës ndaj UÇK-së vjen prej taborit të LVV-së nuk vjen prej subjekteve të tjera. Gjuha politke fyese brenda për brenda po është e tillë por për UÇK-në vjen pikërisht të tyre”, ka deklaruar ai.

Ai tha se rikthimi i debatit për UÇK-në në diskursin politik është i qëllimshëm dhe e cilësoi këtë si pjesë të një agjende politike.

Krasniqi kritikoi gjithashtu qeverisjen aktuale, duke pretenduar se veteranët dhe invalidët e luftës nuk kanë marrë mbështetjen e duhur, ndërsa, sipas tij, janë ndarë fonde për organizata serbe.

Sipas tij, është e papranueshme që çështja e UÇK-së të rikthehet në debate politike në një kohë kur shoqëria kosovare po përballet me plagë që lidhet me procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale.

https://www.youtube.com/watch?v=BwS8ZeT2MJE

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter