VLEN: Autostrada nuk kalon te tokat e tyre, prandaj po bërtasin!

featured
Press Online
16 Qershor 2026, 09:20

Koalicioni VLEN ka reaguar ndaj kritikave të BDI-së lidhur me projektin e Autostradës Shkup–Bllacë, duke akuzuar se zhurma e kësaj partie nuk lidhet me interesin publik, por me interesa të ngushta partiake dhe private. Sipas VLEN-it, arsyeja e vërtetë e pakënaqësisë së BDI-së është se trasa e autostradës nuk kalon në zonat ku, siç pretendojnë nga ky koalicion, për vite me radhë janë bërë llogari për përfitime milionëshe nga shpronësimi i tokave.

Në vazhdim komunikata e plotë e subjektit politik VLEN:

Piskamat e BDI-së për Autostradën Shkup-Bllacë kanë vetëm një arsye; trasa nuk kalon aty ku për vite janë bërë hesape dhe janë blerë toka me shpresën e përfitimeve milionëshe nga shpronësimi.

Për herë të parë fitojnë qytetarët, e jo interesat partiake.

Kjo është arsyeja e vërtetë e zhurmës së tyre. Përpjekja që autostrada të shërbejë për interesa individuale dhe jo për interes të qytetarit ka dështuar. Trasa po realizohet sipas zgjidhjes profesionale dhe në dobi të qytetarëve, jo sipas planeve të atyre që menduan se do të pasuroheshin nga kjo rrugë.

Për vite me radhë ky projekt strategjik u zvarrit dhe mbeti peng i interesave të ngushta. Sot, kur më në fund po avancon, përfitues nuk do të jenë individë të privilegjuar, por qytetarët, bizneset, ekonomia dhe lidhja strategjike me Kosovën.

VLEN nuk është në qeveri për të mbrojtur interesa private, por për të realizuar projekte që për dekada janë përdorur vetëm për propagandë politike. Autostrada Shkup-Bllacë është një prej projekteve që dëshmon dallimin mes atyre që flisnin për zhvillim dhe atyre që po e realizojnë atë në praktikë.

Autostrada Shkup-Bllacë është dëshmia më e mirë e dallimit mes dy qasjeve politike: 24 vite premtime pa realizim dhe 24 muaj angazhim që e çojnë projektin drejt përfundimit.

Vleni n’punë!

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter