Aksident tragjik në rrugën Rrëshen–Reps, humb jetën një shtetase nga Kosova pasi u përplas nga automjeti

featured
Press Online
15 Qershor 2026, 10:24

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Rrëshen–Reps.

Siç raporton Top Channel, një shtetase nga Kosova, e cila sapo kishte zbritur nga autobusi, ka tentuar të kalojë në anën tjetër të autostradës, kur është goditur për vdekje nga një automjet.

Si pasojë e aksidentit, një person tjetër ka mbetur i lënduar rëndë dhe është dërguar për trajtim mjekësor në Tiranë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota të këtij aksidenti.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter