Ish-kryeministri Ljubço Georgievski, i cili ishte mysafir i Frçkoskit, tha se Alfa dhe Kanal 5 janë “televizionet më antibullgare”.
“Po, po, kjo është ajo linja vuçiqevo-orbaniste në media, me të cilën ne do të duhet të përballemi në vijim. Bëhet fjalë për 30 portale dhe dy televizione. Ky është një depërtim serioz. Politika zhvillohet në nivel të PR-it dhe ato praktikisht janë armë”, tha Frçkoski.
Ai shpjegon se rënia e Viktor Orbanit në Hungari dhe rënia eventuale e Aleksandar Vuçiqit në Serbi, në Maqedoni do të pasohej me humbje të mjeteve financiare për këto media.
“Në atë moment, fokusi i BE-së do të jetë ta mbyllë atë kapital dhe ndikimin e mundshëm rus përmes kësaj linje serbe dhe do të jetë interesante nëse kjo mund të shfrytëzohet”, tha Frçkoski.
Kjo porosi për “përballje” nga Frçkoski, si njeri që në qarqet e afërta me LSDM-në konsiderohet kandidat kryesor për ministër të ardhshëm të Punëve të Brendshme nëse partia e tij vjen në pushtet në një të ardhme të afërt, mund të interpretohet si kërcënim për mbylljen e mediave të cilat LSDM nuk i konsideron miqësore.
Shifra e saktë prej 30 portalesh, e cila përmendet, tregon se Frçkoski saktësisht e di se cilat media janë në listën për “goditje”, përkatësisht për “përballje”.
LSDM-ja, para disa vitesh, derisa ishte në pushtet, përmes zëdhënëses së atëhershme, ndërsa tani anëtare e Bordit Ekzekutiv, Bogdanka Kuzeska, publikisht kërcënohej me masa kundër Alfa TV.
Të gjitha hetimet për krim të dyshuar, të cilat më pas i udhëhoqën njerëzit e Zoran Zaevit dhe Venko Filipçes, dështuan, por kjo nuk e pengon Frçkoskin të kërcënohet se do të përballet me mediat. (PressOnline.al)







