Më 13.06.2026, në periudhën prej orës 16:00 deri në orën 22:00, në rajonin e SPB Manastir është aksion policor për sanksionimin e kundërvajtjeve të kryera nga drejtuesit e biçikletave, motoçikletave, triçikletave, katërçikletave dhe trotinetëve elektrikë, informon PressOnline.al.
Gjatë kontrollit janë konstatuar gjithsej 80 kundërvajtje të kryera nga motoçiklistët, prej të cilave 44 për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, pesë kundërvajtje për drejtim të mjetit nën ndikimin e alkoolit, shtatë masa për vlefshmëri të skaduar të lejes së qarkullimit, dy masa për vlefshmëri të skaduar të sigurimit dhe 22 masa për kundërvajtje tjera.
Ndërkaq, ndaj drejtuesve të trotinetëve elektrikë janë shqiptuar 10 masa ndëshkuese.
Nga MPB-ja apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, në mënyrë që të gjithë së bashku të kontribuojmë për një komunikacion më të sigurt. (PressOnline.al)







