Granit Xhaka megjithatë do të rikthehet në grumbullim me Zvicrën.
Vendim u mor nga bordi qendror i SFV pas një shqyrtimi të plotë të procedurave të përfunduara në lidhje me blerjen e certifikatave të falsifikuara të Covid në vitet 2021 dhe 2022.
Përveç tij do të rikthehet edhe Breel Embolo, pasi që edhe ai ishte suspenduar.
Xhaka, mungoi në ndeshjet e shtatorit dhe tetorit në “Nations League” pasi që kishte pranuar se falsifikoi testet e COVID-19, ku u shpall edhe fajtor nga një gjykatë në Luzern.


