Në Vushtrri është arrestuar një grua kosovare e kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, nën dyshimin për përfshirje në rrëmbimin e një të mituri.
Sipas Policisë së Kosovës, arrestimi është kryer më 10 qershor 2026, rreth orës 17:10.
Ndërsa pas ndalimit të saj, me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.







