Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

19 Nëntor 2026

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

19 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kandidatët më të votuar për deputetë pas numërimit të afër 25% të votave

Press Online9 Qershor 2026 KOSOVË
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, po vazhdon procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë, ndërsa kanë nisur të qartësohen edhe emrat që pritet të sigurojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani janë përpunuar më shumë se një e katërta e votave të hedhura në kutitë e votimit, ndërsa numërimi po vazhdon.

Nga të dhënat e deritanishme, në Lëvizjen Vetëvendosje kryeson Albin Kurti me 53,528 vota, i ndjekur nga Glauk Konjufca me 41,932 vota, Albulena Haxhiu me 23,965 vota, Hekuran Murati me 21,137  vota dhe Donika Gërvalla-Schwarz me 19,402 vota.

Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), më i votuari është Bedri Hamza me 25,903 vota, pasuar nga Përparim Gruda, Arian Tahiri, Uran Ismaili dhe Sala Jashari.

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) kryeson Vjosa Osmani me 17,134 vota, ndërsa pas saj renditen Lumir Abdixhiku, Doarsa Kica Xhelili, Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti.

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), më i votuari është Ardian Gjini me 7,665 vota, i ndjekur nga Ramush Haradinaj, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri dhe Bekë Berisha.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 42.91 për qind të votave dhe pritet të ketë 48 ulëse në Kuvend. Pas saj renditet PDK me 24 ulëse, LDK me 20 dhe AAK me 8 mandate.

Përfundon numërimi i votave për deputetë në 5 QKN, vazhdon në 32 të tjera

Previous ArticleHoxha: Menaxhimi i qëndrueshëm i ujërave është pjesë e agjendës evropiane
Next Article VLEN: Zyrtarizimi i serbishtes në Kumanovë mban vulën e BDI-së

Lajme të ngjashme

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

19 Nëntor 2026 KOSOVË

“Më ke bërë shumë padrejtësi e intriga sa ishe gjallë”, mbesa e Qumilit reagon pas ndarjes nga jeta të hallës

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Në arrati prej sulmit në Banjskë, Bosnje-Hercegovina i ndalon Milan Radoiçiç hyrjen në vend

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Analiza: A mund të marrin formë lidhjet akademike mes Kosovës dhe Kinës?

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Vetëvendosje dhe PDK arrijnë marrëveshje për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

19 Nëntor 2026 KOSOVË

Gati 18 milionë euro në mal…

19 Nëntor 2026 KOSOVË
Lajmet e fundit

Alarm për linë e deleve dhe dhive: 438 mijë kafshë nisin vaksinimin në Maqedoni

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

 Ka nisur vaksinimi masiv i deleve dhe dhive kundër sëmundjes së lisë…

Aksion në gjithë Kosovën: Mbyllen 15 lokale ‘muzikë live’ dhe qendra masazhi, prangosen 8 persona

Press Online19 Nëntor 2026 KOSOVË

Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ “Vjeshta 2026”, në kuadër të…

Schweinsteiger ngre në piedestal talentin me origjinë shqiptare: Lojtar i nivelit botëror!

Press Online19 Nëntor 2026 SPORT

Brajan Gruda është futbollisti i momentit në Gjermani. Talenti me origjinë shqiptare…

Florian Nesimi: BDI-ja kopjon idetë e PPD-së, ja faktet

Press Online19 Nëntor 2026 MAQEDONI

Analisti Florian Nesimi, në një postim, ka kritikuar BDI-në, duke e cilësuar…

Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe…

Press Online19 Nëntor 2026 TEKNOLOGJI

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale Anthropic ka shënuar një rekord të ri…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.