Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Kurti para Samitit në Bruksel: Kosova kërkon statusin e vendit kandidat për në BE

25 Nëntor 2026

Rama: BE-ja të hedhë një hap të rëndësishëm përpara duke i ulur vendet kandidate në tryezë

25 Nëntor 2026

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani: Jeni i vetmi ministër që na keni vizituar dhe pyetur për hallet tona

25 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Integrim gradual apo “sirtar pritjeje” për Ballkanin?

Press Online9 Qershor 2026 EUROINTEGRIME
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Propozimi franko-gjerman për reformat në BE dhe integrimin gradual të vendeve kandidate ishte edhe një pikë përplasjeje e fortë në debatin mes Sllavjanka Petrovska (LSDM) dhe Antonio Milloshoski (VMRO-DPMNE). Përderisa Petrovska në këtë dokument sheh një interes të sinqertë të fuqive kryesore evropiane për rajonin, Milloshoski mendon se ai është i imponuar nga lufta në Ukrainë dhe se ofron vetëm një rol dytësor për Maqedoninë, përcjell PressOnline.al.

Sllavjanka Petrovska vlerëson se non-paper-i është dëshmi që Berlini dhe Parisi duan ta mbajnë rajonin në orbitën e tyre përmes përfitimeve konkrete për qytetarët edhe para anëtarësimit të plotë. Ajo theksoi se dokumenti parashikon përfshirje në tregun e përbashkët, energjetikë dhe ekonomi, por nënvizoi se korniza negociuese mbetet kyçe.

“Mendoj se edhe një herë tregojnë se sa shumë janë të interesuar dhe më shumë po bëjnë presion për anëtarësimin tonë më të shpejtë në Bashkimin Evropian, sesa liderët apo elitat politike këtu në rajon. Qëllimi është integrimi gradual i vendeve, në mënyrë që të mos ketë largim të asnjë prej vendeve nga procesi, pavarësisht sfidave që qëndrojnë përpara tyre”, deklaroi Petrovska.

Ajo shtoi se për çdo reformë të zbatuar duhet të ketë edhe shpërblim përkatës, si një nxitje shtesë për vendet kandidate.

Antonio Milloshoski e vlerësoi dokumentin si një përpjekje të BE-së për të rikthyer ndikimin e saj pas një periudhe të gjatë mosinteresimi, të imponuar nga realitetet e reja gjeopolitike. Sipas tij, ky propozim nuk është rezultat i dëshirës për zgjerim, por i frikës nga ndikimi rus.

“Boshti proukrainian i propozimit që japin Franca dhe Gjermania ka çuar domosdoshmërisht në nevojën e tyre për të ofruar diçka edhe për rajonin. Turbulencat ruse dhe pushtimi i Ukrainës ishte një alarm, një zgjim gjeopolitik i vetë Evropës… ata shohin se Evropa duhet të bëhet më e fuqishme aty ku natyrshëm duhet të jetë”, theksoi Milloshoski.

Ai përdori një metaforë sportive për të përshkruar “integrimin gradual” si diskriminues: “Kjo është një ofertë që të jemi në të njëjtin ekip, por disa do të jenë lojtarë në fushë, ndërsa të tjerët do të jenë në stol rezervë derisa t’u vijë koha të hyjnë në lojë. Kjo është ajo integrimi gradual.”

Edhe pse të dy bashkëbiseduesit pajtohen se non-paper-i hap mundësi të reja për bashkëpunim në sektorë si energjetika dhe ekonomia, mbetet dallimi në interpretimin e qëllimit përfundimtar. Për pushtetin, kjo është një hap drejt anëtarësimit të plotë, ndërsa për opozitën është vetëm një mënyrë për ta mbajtur rajonin “në pritje” të BE-së pa garanci të qarta për suksesin përfundimtar. (PressOnline.al)

Previous ArticleÇfarë do të sjellë Ligji i ri për armët? – pritet debat publik
Next Article Reformat zgjedhore hyjnë në fazën përfundimtare

Lajme të ngjashme

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani: Jeni i vetmi ministër që na keni vizituar dhe pyetur për hallet tona

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rona Nishliu në Shkup për aktivitetet e Nëntorit, falënderon Izet Mexhitin për ftesën

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

VLEN: Një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e tutje edhe në gjuhën shqipe

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari Limani priti në takim zyrtar ambasadorin e Turqisë, Alper Aktash

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Durmishi nga Tirana: Ballkani Perëndimor duhet të jetë partner konkurrues industrial i Bashkimit Evropian

25 Nëntor 2026 EKONOMI
Lajmet e fundit

Kurti para Samitit në Bruksel: Kosova kërkon statusin e vendit kandidat për në BE

Press Online25 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova pret që ta marrë statusin e…

Rama: BE-ja të hedhë një hap të rëndësishëm përpara duke i ulur vendet kandidate në tryezë

Press Online25 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Brukseli se “Bashkimi Europian duhet të…

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani: Jeni i vetmi ministër që na keni vizituar dhe pyetur për hallet tona

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka vizituar Muzeun e Alfabetit…

Rona Nishliu në Shkup për aktivitetet e Nëntorit, falënderon Izet Mexhitin për ftesën

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Rona Nishliu ka bërë të ditur se…

Dua Lipa ishte pjesë e “Familjes Moderne” kur ishte vetëm 8 vjeçe

Press Online25 Nëntor 2026 SHOWBIZ

Shumë vite përpara se të bëhej një nga emrat më të mëdhenj…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.