Inter merr frymë lirisht, Hakan Safi humbi zgjedhjet, Calhanoglu nuk largohet

featured
Press Online
09 Qershor 2026, 09:59

Aziz Ylildirim bën Interin të lumtur. Është ai presidenti i Fenerbahçes teksa mposhti në garën për këtë post kandidatin tjetër Hakan Safi.

Ky i fundit në fushatën elektorale përvec Mason Greenwood, Robert Lewandowskit, Merih Demiral dhe Luis Suarez, kishte premtuar edhe transferimin e Hakan Calhanoglu.

Por te Interi mesa duket nuk u shqetësuan shumë, por pavarësisht kësaj fakti që gjithçka u mbyll shumë shpejt përsëri bën zikaltrit të marrin frymë lirisht. ‘U përpoqa të sillja entuziazëm dhe ajër të freskët, premtova investime serioze dhe transferime të vazhdueshme te Fenerbahçe-tha Safi-bëra gati edhe kontrata. Por komuniteti i Fenerbahçes bëri një zgjedhje tjetër, preferojnë të mbahen dhe të jetojnë me të kaluarën. Uroj presidentin Aziz. Shpresoj të ketë sukses. Jam një ushtar i Fenerbahçes, jam në shërbim të tij. Komuniteti ynë e pa të arsyeshme kështu, uroj kundërshtarin tim’.

Dhe këtu mbaron gjithçka, të paktën për momentin. Ndërkaq Interi mban fort Calhanoglu dhe e pret ta ketë sërish pas botërorit të SHBA, Kanadasë dhe Meksikës.

 

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter