Aktorja e njohur britanike Sienna Miller ka nxitur spekulime të forta për një fejesë të re, pasi u fotografua me një unazë të madhe diamanti në gisht gjatë një daljeje në Barcelonë.
Ylli 44-vjeçar, e cila së fundmi është bërë nënë për herë të tretë, u pa duke buzëqeshur gjatë gjithë mbrëmjes, ndërsa unaza vezulluese nuk kaloi pa u vënë re nga të pranishmit.

Sipas burimeve pranë çiftit, partneri i saj, aktori dhe ish-modeli Oli Green, me të cilin është në lidhje prej gati pesë vitesh, ka shprehur prej kohësh dëshirën për t’u martuar me të.
Oli dhe Sienna janë jashtëzakonisht të dashuruar. Kanë krijuar një familje të bukur dhe kalojnë shumë mirë së bashku. Ai e di se sa e veçantë është Sienna dhe dëshiron ta bëjë bashkëshorten e tij
-citohet të ketë thënë një burim.

Dëshmitarët që e panë çiftin në Barcelonë thanë se aktorja dukej më e lumtur se kurrë dhe nuk bënte asnjë përpjekje për ta fshehur unazën.
Dukej sikur po fluturonte nga lumturia. Nuk i interesonte fare kush e shihte unazën
-tha një prej tyre.
Nëse raportimet rezultojnë të vërteta, kjo do të ishte fejesa e katërt për Sienna Miller, e cila pavarësisht lidhjeve të profilit të lartë ndër vite, nuk është martuar kurrë.
Aktorja ka qenë më parë e fejuar me Jude Law në fillim të viteve 2000, me Tom Sturridge në vitin 2012 dhe me galeristin Lucas Zwirner në vitin 2020.
Sienna mirëpriti fëmijën e saj më të vogël në muajin maj, megjithëse ende nuk ka zbuluar emrin apo gjininë e foshnjës. Ajo është gjithashtu nënë e një vajze të lindur në vitin 2023 dhe e vajzës së saj Marlowe nga lidhja me Tom Sturridge.
Ndërsa çifti nuk ka konfirmuar ende zyrtarisht fejesën, paraqitja e unazës së diamantit ka mjaftuar për të ndezur thashethemet se Sienna Miller mund të jetë më pranë se kurrë drejt martesës së saj të parë.





