Mbi 401 mijë qytetarë kanë votuar deri në ora 15:00

featured
Press Online
07 Qershor 2026, 15:23

401 mijë e 337 qytetarë kanë votuar deri në ora 15:00 në zgjedhjet e parakohshme që po mbahen këtë të diel që përbën 20,48 për qind sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kujtojmë se procesi zgjedhor po zhvillohet brenda Kosovës po bëhet në 949 qendra votimi me 2.550 vendvotime, njofton Dukagjini.

Prej tyre, 911 qendra me 2.498 vendvotime do të shërbejnë për votimin e rregullt, ndërsa 38 qendra, nga një në secilën komunë, me 52 vendvotime do të jenë të dedikuara për votimin me kusht.

Të drejtën e votës në këto zgjedhje e kanë 2.092.174 qytetarë.

https://www.youtube.com/watch?v=S29xSmtaTAI

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter