Diell dhe ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Nga orët e mesditës do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe kushte për paraqitje të izoluar të stuhisë afatshkurtër me breshër.
Në Shkup, me diell dhe ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite në pjesë të luginës do të ketë shfaqje të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë.
Moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë edhe nesër. Nesër do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Pasdite, kryesisht në pjesët perëndimore, do të ketë shfaqje lokale të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të fortë dhe kushte për stuhi të izoluar me breshër.
Në Shkup nesër, me diell dhe ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Pasdite në pjesë të luginës do të ketë shfaqje të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë.
Gjatë javës së re do të mbajë mot i ngrohtë. Paradite do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare, ndërsa në orët e pasdites do të ketë zhvillim lokal të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë. Për shkak të energjisë së madhe në atmosferë, do të ketë kushte për procese më intensive dhe stuhi të izoluar me paraqitje të breshrit.





