Pas arrestimeve në Graçanicë, Thaçi: Lista Serbe dhe shteti serb vazhdojnë të ndikojnë në votë dhe të sabotojnë institucionet e Kosovës

featured
Press Online
07 Qershor 2026, 09:14

Juristi Emrush Thaçi, në edicionin special të RTV Dukagjini, ka folur edhe për masat e sigurisë të marra nga organet e sigurisë së Kosovës, ku janë arrestuar disa persona në komunën e Graçanicës për ndikim në vullnetin e lirë të votuesve, si dhe për marrje dhe dhënie të ryshfetit që lidhet me votimin.

Thaçi ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të bëjnë edhe më shumë, jo vetëm në aspektin e arrestimeve.

“Gjithandej Kosovës duhet të merremi dhe duhet t’i harmonizojmë çështjet, duhet t’i integrojmë (serbët) në institucionet e Kosovës, duhet t’i afrojmë ata qytetarë që nesër ata ta shohin Kosovën si vend të tyre”.

“Derisa shteti serb, Lista Serbe dhe shumë shtete jo mike të Kosovës ndikojnë në orientimin e votës, dhe përveç orientimit të votës ata kanë bërë edhe sabotime të institucioneve të Kosovës ose tentativa. Pak a shumë edhe në veriun e Kosovës, atje disa institucione paralele janë ndalur, por gjithandej kanë gjetur mënyrën se si të organizohen edhe në kontekstin paralel”.

“Andaj, integrimi i qytetarëve të komuniteteve të tjera, përveç komunitetit shqiptar, është më se i domosdoshëm që këta nesër ta shohin Kosovën si vend të tyre, e jo ta shohin Kosovën si vend jostabil dhe me shpresën që një ditë të hyjë Serbia brenda në Kosovë, për të cilën faktikisht nuk ka shanca”, ka thënë ai.

https://www.youtube.com/watch?v=yKEHW90s43U

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter