Gazetarja Hasanaj: Mbi 115 mijë qytetarë me të drejtë vote në Pejë, 7,726 të regjistruar për votim jashtë Kosovës

featured
Press Online
07 Qershor 2026, 07:10

Gazetarja Agnesa Hasanaj, në një lidhje direkte nga qendra e Pejës në edicionin special të RTV Dukagjinit, ka bërë të ditur se në Komunën e Pejës të drejtë vote kanë 115 mijë e 600 qytetarë.

“Kjo shifër është e shpërndarë pothuajse në mënyrë të barabartë mes dy gjinive”, ka thënë ajo.

Hasanaj ka shtuar se 7 mijë e 726 votues nga Komuna e Pejës janë regjistruar për të votuar jashtë Kosovës.

Sa i përket infrastrukturës zgjedhore, në Komunën e Pejës janë gjithsej 30 qendra votimi me 135 vendvotime, ndërsa është paraparë edhe një qendër për votim me kusht, e cila do të ketë dy vendvotime.

“I pari që do të vizitojë dhe hapë qendrat e votimit do të jetë kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, z. Kreshnik Radoniqi”, ka deklaruar Hasanaj.

https://www.youtube.com/watch?v=S29xSmtaTAI

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter