Borxhi prej rreth 500 mijë eurosh për energjinë elektrike, që la pa rrymë disa fakultete të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” (UKIM) në Shkup, do të shlyhet me mjete nga ribalancimi i Buxhetit për vitin 2026.
Këtë e paralajmëroi ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, duke konfirmuar se universiteti ka fatura të papaguara, por duke siguruar se detyrimet po shlyhen dhe se nuk ka arsye për ndërprerje të reja të energjisë.
Më 18 nëntor, për shkak të borxheve, pa energji elektrike mbetën katër fakultete dhe ndërtesa e Rektoratit. Furnizimi u rikthye pas disa orësh, ndërsa universitetit iu dha afat deri më 20 nëntor për shlyerjen e detyrimeve.
Ndërkohë, problemi i borxheve nuk kufizohet vetëm te universiteti. Sipas të dhënave të publikuara, institucionet shtetërore dhe publike i detyrohen ESM-së mbi 24 milionë euro.
Ribalancimi i Buxhetit, nga i cili pritet të sigurohen mjetet, u miratua në Kuvend më 10 nëntor.


