Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim profesorin dhe ish-diplomatin e lartë amerikan, Daniel Serwer, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe në arenën ndërkombëtare.
Përmes një njoftimi, Kurti ka bërë të ditur se takimi u zhvillua të mërkurën dhe ishte i pari pas aktgjykimit të 16 shtatorit të Dhomave të Specializuara në Hagë, si dhe zgjedhjeve të mbajtura në Serbi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Kurtit, gjatë takimit janë diskutuar këto zhvillime, por edhe çështje të tjera të rëndësishme brenda dhe jashtë vendit.Kreu i Qeverisë e ka cilësuar si kënaqësi takimin me Serwerin, duke vlerësuar këshillat dhe mendimet e tij.
Ai gjithashtu e ka falënderuar profesorin amerikan për kontributin e vazhdueshëm për shtetin dhe popullin e Kosovës.
https://www.facebook.com/albini2017/posts/1701873617973025?ref=embed_post


