Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, vlerëson se Republika e Kosovës nuk ka pasur kandidate më të mirë për presidente se Vjosa Osmani.
Abdixhiku, në “Debat Plus” kritikoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për shkuarjen në zgjedhje për çka u shpreh se mënyra e politikë bërjes së tij është komunizëm dhe nënshtrim për çka u shpreh se LDK-ja nuk e pranon asnjëherë.
“Nuk arrijë të kuptoj se si një person me 51% që në demokraci është 100% qeverisje dhe ske asnjë pengesë me operu në qeverisjen tënde. Vendi ka nevojë për aq shumë punë dhe ti (Kurti) zgjedh ta qojë vendin në zgjedhje sepse këtu besoj që është thelbi me atë që po përballemi në Kosovë. Kjo është një politikë e së shkuarës – njëfarë komunizmi në bërjen e politikës, mendësisë dhe nënshtrim të plotë. Po të kishim qëllim pozitat ne do të nënshtroheshim por në demokraci kjo nuk bëhet se nuk jemi në komunizëm. Jo sepse Vjosën e kam kolege por mendoj që Republika e Kosovës nuk ka kandidate më të mirë për Presidente”, u shpreh Abdixhiku.
Abdixhiku, mes tjerash, u shpreh se Kurti më shumë ka diskutuar me PDK-në për çështjen e Presidentit sesa me të.
“Po të ishim bllok opozitar do të ishim bashkë, më shumë bisedonte me PDK-në për emra sesa me mua, unë në media kam kuptuar se Andin Hoti është përmendur si emër. Po të kishte emra të propozuar unë do të dilja të flisja publikisht”, u shpreh Abdixhiku.
https://www.youtube.com/watch?v=wOLKjtl2GGk





