Berisha: Të rinjtë janë ata që do të kontribuojnë në ‘ripërtëritjen’ e PD

featured
Press Online
06 Qershor 2026, 19:04

Kryedemorkati Sali Berisha priti në nëj takim europarlamentarin Antonio Lopez-Isturiz, ku të pranishëm idhin edhe të rinjtë të cilët pak ditë më parë u zgjodhën si anëtarë të Këshillit Kombëtar të PD.

Në fjalën e tij Berisha se të rinjtë janë vizioni dhe e ardhmja e PD.

Europarlamentari Antonio Lopez-Isturiz: Të gjithë janë pro Shqipërisë në BE, por ngrejnë dyshimin, a mund të kemi Ramën në Këshillat Europiane

Kuvendi që zhvilluam ishte një Kuvend ripërtëritje. Nuk ka shumë faktorë më të rëndësishëm në këtë proces se sa ju.

Ju jeni vizioni. Vizioni juaj është vizioni më i mirë për partinë. Ne qëndruam për modernizimin e partisë dhe askush nuk mund të kontribuonte më shumë se ju në modernizim e partisë.

Ne qëndruam për një organizim më të mirë të partisë dhe askush nuk mund të kontribuonte më shumë se ju në këtë organizim të ri.

Në fakt, ju jeni një fillim të shkëlqyer si politikanë të rinj, si anëtarë të Këshillit Kombëtar, ju mund të bëheni boshti kryesor i arritjes së të gjitha objektivave tona. Dhe unë jam shumë optimist. Ju keni të gjitha cilësitë dhe potencialin për të përmbushur misionin dhe detyrën tuaj”, tha Berisha.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter